Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Lapaj: Të kthehesha pas nuk do fusja familjarët në lista, Shabani kolltukofag

Lapsi.al 16 January 2026
Lapaj: Të kthehesha pas nuk do fusja familjarët në lista, Shabani

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj foli për emisionin “Kjo Javë” në News 24 nga sheshi përpara kryeministrisë. Lapaj iu kthye së shkuarës me Endri Shabanin si aleat në zgjedhjet e 11 majit. Lapaj e quajti Shabanin një "kolltukofag që paska qenë i etur për një karrige" të avokatit të popullit. 

Sipas tij, doli fare zbuluar skenari i Ramës për të shfrytëzuar Shabanin dhe për t’i dhënë më pas një karrige. Lapaj shton se në listat e kandidatëve, familjarë të tij apo të Shabanit, por kjo u bë me qëllim të mirë për të djegur listat e mbyllura.

"Kam bërë reflektimet e mira. Shumë gjëra do i bënim ndryshe. Një pjesë kanë ardhur nga eksperienca apo naiviteti i së mirës. Nëse do ktheheshim pas nuk do përdornim për të futur familjarët në lista. Kundërshtari e hiperbolizoi për keq. Nuk e bëmë vetëm ne, por e bënë dhe të tjerë. Real politika realizoi pak më ndryshe. Për çdo qytetar që është ndjerë keq, i kërkoj falje. Ka qenë vetëm qëllimi i mirë. Qëllim për të djegur listat e mbyllura për të dhënë modelin e garës në listat e hapura. Nxori lakuriq sistemin e gabuar elektoral.

Me 64 mijë vota morëm 1 mandat, PS me 64 mijë mandate mori 9 mandate. Nëse do ktheheshim pas do e shmangnim. Regjizori i së ligës ka qenë Edi Rama. Jam shumë krenar që koha na dha të drejtë. Nuk u joshëm për të qenë pjesë e qeverisë së Edi Ramës. Për atë që bëri ai u shpërblye dhe shëmtia e zgjedhjes së avokatit të popullit, e dëshmoi. Ne në zgjedhje morëm në total mbi 80 mijë vota, 64 mijë të vlefshme. Dhe mendoj në momentin e parë një dëmtim ka ekzistuar.

Por si u zhvillua ngjarjet dhe pazari për avokatin e popullit, sot qytetarët e ndjejnë që ne qëndruam. Nuk është e lehtë ti thuhet jo kësaj ofertës që na bënë. Jemi shumë krenar që rezistuam edhe me koston e shantazhin edhe në publik dhe jashtë publikut. Numri i votave është shtuar dhe do shtohet. Nuk do ti fusnim familjarët të digjnim listat e mbyllura. Pati një qëllim të mirë por u shfrytëzua nga qenëria e së ligës. Dhe përdorën një kolltukofag, një njeri që ka qenë i etur për karrigen e avokatit. Për tu bërë avokati populli mjafton të mbrosh interesin popullor dhe ja ku u bëre" - tha Lapaj. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI