Flash

"Ik se do vdesësh"/ Bariu kërkon ndihmë pas të shtënave me armë: Më kërcënojnë

Lapsi.al 3 August 2025
"Ik se do vdesësh"/ Bariu kërkon ndihmë pas të

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në fshatin Munellë të Pukës, ku është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së fermerit Erjon Nikolli. 

Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes disa gëzhoja si dhe një mesazh kërcënues të shkruar në një gur: “Ik se do të vdesësh”. Ngjarja ka tronditur familjen, ndërsa ende nuk ka persona të ndaluar për këtë ngjarje.

Vetë Nikolli ka folur për News24, ku ka treguar momentet e frikshme që ka përjetuar familja e tij.

“Dje u zgjuam me krisma armësh. Këtu rri me nusen, kam pasur edhe kunatën dhe fëmijët ngjitur. Jemi të traumatizuar, nuk mund ta besoj që diçka e tillë mund të na ndodhë,” u shpreh ai.

Nikolli tha se është kthyer nga emigrimi dhe ka investuar në blegtori për të siguruar një jetë të qetë në vendin e tij. Ai thekson se nuk ka probleme me askënd, përveç një konflikti verbal që ka pasur me një bashkëfshatar.

“Thirrja ime për institucionet është të më japin një zgjidhje. Nuk kërkoj asgjë tjetër, vetëm të punoj dhe të jetoj i qetë. Kam ardhur nga emigrimi, kam investuar në bagëti për të siguruar të ardhmen e familjes,” u shpreh Nikolli.

Ngjarja ka lënë pasoja të rënda psikologjike edhe te bashkëshortja e tij, e cila është në muajin e nëntë të shtatzënisë.

“Jam e traumatizuar. Duke marrë parasysh edhe gjendjen në të cilën ndodhem, është e domosdoshme që të merren masa,” tha ajo.

Policia e Pukës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar disa prova në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI