Flash

Zelenski në tërheqje: Po punojmë për një takim të ri me Moskën

Lapsi.al 3 August 2025
Zelenski në tërheqje: Po punojmë për një takim të

Teksa konflikti mes Ukrainës dhe Mokës vijon të përshkallëzohet, presidenti Volodymyr Zelenski përmes një postimi në Telegram, njoftoi se janë duke punuar për një takim të ri me Rusinë në Stamboll.

"Ne diskutuam rrugën e negociatave me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, dhe Shefin e Kabinetit, Andriy Yermak, në veçanti zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë takimeve me palën ruse në Stamboll dhe përgatitjen e një takimi të ri", shkroi ai.

Zelensky shton se një nga çështjet kryesore është shkëmbimi i të të burgosurve të luftës.

"Ndër çështjet kryesore është vazhdimi i shkëmbimeve të të burgosurve të luftës. Është rënë dakord për një shkëmbim prej 1,200 personash dhe puna është duke u zhvilluar për listat. Sekretari i Këshillit raportoi mbi komunikimin me përfaqësuesin rus. Ne gjithashtu po punojmë për të zhbllokuar kthimin e civilëve tanë, duke verifikuar të dhënat për secilin mbiemër",nënvizoi Zelensky.

Yermak më pas "raportoi mbi ndërveprimet me partnerët kryesorë që mbështesin diplomacinë tonë, veçanërisht kontaktet me palën amerikane, dhe mbi përpjekjet për të kthyer fëmijët që u rrëmbyen dhe u çuan në Rusi", shtoi ai.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Java nis me shi

Ditën e hënë, më 4 gusht, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet...

13:32

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI