Flash

Shtetet më të prekura nga thatësira këtë verë, mes tyre Kosova

Lapsi.al 2 August 2025
Shtetet më të prekura nga thatësira këtë verë, mes

Muajin e kaluar u regjistrua një thatësirë rekord në Europë dhe në hapësirën e Mesdheut.

Më shumë se gjysma e tokës në vendet europiane, kryesisht në lindje, në fillim të korrikut ishte prekur nga thatësira, rezulton nga një hulumtim i të dhënave të fundit të Observatorit Europian të Thatësirave (EDO). Kjo është hapësira më e madhe e prekur prej thatësirës në harkun kohor 1 deri më 10 korrik që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2012.

Vlera ishte 21 përqind mbi mesataren e viteve 2012 deri në 2014. Krahasur me qershorin, kur 55,5 përqind e sipërfaqes ishte e prekur nga thatësira, vlera ka rënë paksa.

Hulumtimi i thatësirave nga programi i Observatorit europian Copernicus bazohet në imazhet satelitore dhe tre parametrave që merren parasysh: reshjet, lagështira e tokës dhe gjendja e vegjetacionit.

Më shumë e prekur nga thatësira lindja e Europës

Në Serbi, Bullgari dhe Kosovë toka ishte e prekur tërësisht nga thatësira. Edhe në Armeni dhe Turqi sipërfaqe të mëdha - 77 deri në 95 përqind e vendit - janë prekur nga thatësira. Në Turqi thatësira e shoqëruar edhe me erëra të forta ka shkaktuar zjarre.

Siria ndërkohë është prekur nga thatësira, që po rrezikon të korrat e grurit dhe sipas OKB-së është e rrezikuar garancia për ushqim për 16 milion njerëz. Në Europën perëndimore gjendja ka qenë me dallime, ndërsa në Francë një e treta e tokës u prek nga thatësira, Spanja dhe Portugalia nuk u prekën fort nga thatësira./ DW

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI