Flash

Ambasada Amerikane apel qytetarëve shqiptarë: Mos shkelni kushtet e vizës!

Lapsi.al 2 August 2025
Ambasada Amerikane apel qytetarëve shqiptarë: Mos shkelni kushtet e

Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë apel qytetarëve shqiptarë që të përdorin vizën amerikane në mënyrë korrekte.

Selia diplomatike amerikane ka deklaruar se ata duhet të largohen nga SHBA në kohën e duhur.

Në të kundërt, paralajmëroi Ambasada e SHBA, do të përballen me heqjen e vizës, dëbim të mundshëm dhe pamundësinë për të marrë viza në të ardhmen.

“Është përgjegjësia jote të përdorësh vizën tënde në mënyrë korrekte.

Nëse nuk largohesh nga Shtetet e Bashkuara në kohën e duhur ose shkel kushtet e vizës, mund të çojë në heqjen e vizës, dëbim të mundshëm dhe pamundësinë për të marrë viza në të ardhmen”, shkruan ambasada amerikane në një postim në X.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI