Flash

Zyra e BE reagon sërish: Të shqetësuar nga Kodi i ri Penal

Lapsi.al 1 August 2025
Zyra e BE reagon sërish: Të shqetësuar nga Kodi i ri Penal

“Jemi veçanërisht të shqetësuar për ndryshimet ligjore të propozuara nga grupi i punës, të cilat mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.”

Ky është reagimi i dytë brenda ditës i Bashkimit Europian në Tiranë për Top Channel mbi pyetjet konkrete të dënueshmërisë në rastet kur zbulohet sekreti apo për nenin që parashikon dënim mbi komentet në rrjete përpara shpalljes së një verdikti.

Zyra e Brukselit në Tiranë thotë se janë në dijeni për shqetësimet serioze të shprehura nga përfaqësues të sistemit të drejtësisë, si dhe nga shoqëria civile, në lidhje me disa prej ndryshimeve të propozuara. Dhe duke shtuar shqetësimin mbi dispozitat që mund të impaktojnë qytetarët lirinë e shprehjes dhe të medias, zyra e Be shton se këto dispozita nuk janë në përputhje me standardet e BE.

Jemi të bindur thuhet më tej në reagim se në kuadër të procesit të konsultimit dhe në kuadër të angazhimeve për anëtarësim, këto shqetësime do të adresohen. Në reagim thuhet se ‘BE nuk ka qenë pjesë e këtij grupi ekspertësh dhe se aktualisht këto propozime po shqyrtohen’. Duke treguar gatishmëri për ndihmë teknike shtohet më tej se rishikimi i kodit është një proces i rëndësishëm dhe kompleks dhe me një ndikim afatgjatë në shoqëri dhe në drejtësi.

“Në periudhën afatshkurtër, BE-ja e inkurajon Shqipërinë t’i japë përparësi atyre ndryshime legjislative që janë të nevojshme për të përmbushur standardet ndërmjetëse të përcaktuara në Qëndrimin e Përbashkët të BE-së për Grup-kapitullin 1 (p.sh. dekriminalizimi i shpifjes, rishikimi i kuadrit ligjor për trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, abuzimin me fëmijët, armët e zjarrit, pastrimin e parave)” thuhet më tej.

Diplomatët e Brukselit në Tiranë nënvizojnë rëndësinë e garantimit të konsultimit gjithëpërfshirës me të gjitha institucionet kryesore të drejtësisë dhe aktorët e shtetit të së drejtës, si dhe me shoqërinë civile, për të garantuar cilësinë më të lartë të legjislacionit që do të miratohet. /Marrë nga TCH

Të këshilluara

Aksident në Shkodër, një i plagosur

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Vau i Dejës-Bushat”. Dy makina u përplasen me njëra-tjetrën, e për pasojë u lëndua një person, pasagjer në nj...

17:23

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI