Flash

FOTO/ Zbulohet sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

Lapsi.al 1 August 2025
FOTO/ Zbulohet sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

“Syzet? Syzet janë jo të lira, por që i shkojnë formatit tim”. Kjo është batuta legjendare e Bamir Topit që këtë të premte gushti duket se i ka shkuar për shtat kryeministrit tonë.

Ai tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pamjen, kur u shfaq papritur LIVE në Facebook nga makina e tij. Të gjithë e kishin të vështirë të merrnin seriozisht atë që thoshte për lirimin e hapësirave publike përballë një pamjeje të tillë qesharake.

Gjithsesi.

Nuk kemi ndonjë konfirmim zyrtar, por nga një kërkim që lapsi.al bëri në internet rezulton se syzet janë të markës “Alain Mikli”, një kompani e themeluar nga një stilist franko-armen me qendër në Paris.

Në faqen zyrtare të saj, syzet uniseks kushtojnë rreth 332 dollarë (286 euro ose 28 mijë lekë të reja). Syze të tilla mund të gjenden edhe në faqe të tjera në çmime të përafërta.

Pra.

Syzet e Edi Ramës (siç ka thënë dhe Bamir Topi) nuk janë as “të lira” dhe “i shkojnë formatit” të tij.

PS: Ky shkrim ndërpritet këtu për shkak të paralajmërimeve në Kodin e ri Penal. Për më shumë lexoni: Kodi i ri Penal/ Burg për këdo që kthen Ramën dhe Begajn në objekt talljeje

©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Shkodër, një i plagosur

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Vau i Dejës-Bushat”. Dy makina u përplasen me njëra-tjetrën, e për pasojë u lëndua një person, pasagjer në nj...

17:23

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI