Flash

Vrasja e Shkëlzen Kastratit, SPAK kërkon pushimin e çështjes për dy të pandehurit

Lapsi.al 1 August 2025
Vrasja e Shkëlzen Kastratit, SPAK kërkon pushimin e

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar pushimin e çështjeve për dy të akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ngjarje kjo e ndodhur pranë një rreth-rrotullimi në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

Të pafajshëm janë shpallur shtetasit Silvio (Roland) Cara dhe Elmir Tufa, ku sipas SPAK, nga hetimet e kryera ata nuk rezultojnë që të kenë qenë bashkëpunëtorë të grupit të strukturuar kriminal dhe të kishin marrë pjesë në vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Gjithashtu, SPAK raporton se nga hetimet e kryera ka rezultuar se objektiv i atenatit nuk ka qenë Shkëlzen Kastratit, por vëllai i tij, Kelmend Kastrati, por atentatorët kanë “lajthitur” në objektiv.

Silvio (Roland) Cara dhe Elmir Tufa akuzoheshin për veprat penale “Vrasje me paramendim”, në dëm të shtetasit Shkëlzen Kastrati, ngjarje e ndodhur në datën 01.02.2021 në qytetin e Fierit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes;“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Për vrasjen e Shkëlzen Kastratit është dënuar me 19 vjet burgim Albert Zaja nga Gjykata e Apelit, teksa është shpallur në kërkim edhe Elson Xheçuka, vëllai i Hektor (Tori) Xheçukës.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, provohet se në lidhje me të pandehurit Silvio Cara dhe Elmir Tufa, hetimet në Prokurorinë e Posaçme në ngarkim të tyre kanë vazhduar pas shpalljes së moskompetencës lëndore më dt.30.05.2024 të procedimit penal nr. 103 dt.01.02.2021 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Nga aktet hetimore provohet se më datë 01.02.2021, rreth orës 10:00-11:00, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, te vendi i quajtur “rrotontua e Sheqit” është vrarë me armë zjarri shtetasi Shkëlzen Brahim Kastrati, i cili ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip Benz me targa AA 871 AN.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, referuar bisedave të realizuara nga përdoruesit e SkyECC të zhvilluara mes anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal, ka dalë në pah organizimi i këtyre shtetasve me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasit Kelmend Kastrati, por kanë lajthitur në objekt dhe kanë vrarë shtetasin Shkëlzen Kastrati.

Gjatë hetimit janë evidentuar personat e interesuar dhe porositës, si dhe personat që janë angazhuar për lokalizimin e këtij shtetasi dhe ekzekutorët, ku njëri nga ekzekutorët është dënuar për këtë ngjarje me vendim penal të formës prerë nr. 62-2023-1137 (160), datë 04.04.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Nga hetimi nuk u arrit të provohej që të pandehurit Silvio (Roland) Cara dhe Elmir Tufa të ishin bashkëpunëtorë të këtij grupi të strukturuar kriminal dhe të kishin marrë pjesë në realizimin e veprave penale.

Në mbështetje të neneve 328 pika 1 gërma “dh” dhe 329/a të të Kodit të Procedurës Penale, nga Prokuroria e Posaçme është kërkuar para gjyqtarit të seancës paraprake, pushimi i çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Silvio (Roland) Cara dhe Elmir Tufa, në lidhje me procedimin penal nr.59/2 të vitit 2022, pasi nuk provohej që veprat penale për të cilat ata akuzohen, të jenë kryer nga këta të pandehur.

Për anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal të identifikuar apo paidentifikuar nga ana jonë, të përfshirë në vrasjen me armë zjarri më datë 01.02.2021 të shtetasit Shkëlzen Kastrati, po vazhdojnë hetimet paraprake në lidhje me procedimin penal nr.59 të vitit 2022, nga i cili është ndarë dhe procedimi penal nr.59/2, i vitit 2022.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Të këshilluara

Kosova heq tarifën ndaj mallrave amerikane

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur të premten se Kosova do ta heqë tarifën doganore ekzistuese prej 10 për qind në mallrat amerikan...

15:00

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI