Flash

"Policia, mos lëviz...", si u arrestua vrasësi i dyshuar në Vlorë (VIDEO)

Lapsi.al 1 August 2025
"Policia, mos lëviz...", si u arrestua vrasësi i dyshuar

Policia ka vendosur në pranga një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhaj.

Në prangat e policisë ka rënë 42-vjeçari me dy identitete Kleanth Bylyku alias Armando Gega, banues në Vlorë.

I arrestuari mësohet se është pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Ai akuzohet si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj ndodhi mëngjesin e datës 27 Prill 2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës.

Ndërkohë më parë është arrestuar në Tiranë edhe Eris Mehmetaj, personi që dyshohet se ka ndihmuar autorët e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Në gjurmë”, vihet në pranga një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së një 58-vjeçari, në prill 2025, në qytetin e Vlorës.

I arrestuari, pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Si rezultat i operacionit policor të koduar “Në gjurmë”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 27.04.2025, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç.

Në vijim të hetimeve, bazuar mbi provat e siguruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 30.07.2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për shtetasin K. B., alias A. G., 42 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 27.04.2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç.

Vijojnë veprimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI