Flash

Qëlloi me pushkë shtëpinë e komshiut, arrestohet 18-vjeçari në Krujë

Lapsi.al 2 August 2025
Qëlloi me pushkë shtëpinë e komshiut, arrestohet

Një 18-vjeçar është vënë në pranga pasi ka qëlluar me pushkë në drejtim të banesës së fqinjit pas një sherri.

Policia njofton se 18-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penal, ndërkohë që është sekuestruar arma e zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Qëlloi me armë zjarri pushkë, në drejtim të banesës së komshiut të tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërhyrja në kohë e Policisë, parandon ngjarje të mundshme kriminale.

Vihet në pranga 18-vjeçari, autori i dyshuar i ngjarjes, me precedent të mëparshëm penal.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pushkë së bashku me municion.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Në kuadër të operacionit “On time”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. M., 18 vjeç, banues në fshatin Mazhe e Madhe.

Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme me komshiun e tij ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me armë zjarri duke kanosur atë dhe familjarët.

Pas kontrollit në afërsi të vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI