Flash

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës e dënoi me 1 vit burgim, Dodik kërcënon me hakmarrje

Lapsi.al 3 August 2025
Gjykata e Bosnje-Hercegovinës e dënoi me 1 vit burgim, Dodik

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka bërë të ditur se ky entitet serb në Bosnje-Hercegovinë do të “hakmerret” pas vendimit përfundimtar që e dënon atë me një vit burgim dhe ndalesë prej gjashtë vjetësh për ushtrim të aktivitetit politik.

“Populli i Republikës Sërpska duhet të ruajë qetësinë dhe të mobilizohet me institucionet tona. Askush nuk mund të përmbysë vullnetin e qytetarëve. Republika Sërpska e ka forcën për të luftuar mbrapsht përmes hapave politikë, pasi nëse nuk vepron ashtu, kërcënohet nga rreziqe më të mëdha”, ka shkruar Dodik në një postim në X më 3 gusht.

Dodik nuk e ka specifikuar se çfarë veprimesh politike do të ndërmerren.

Më 1 gusht, Gjykata e Bosnje-Hercegovinës e ka dënuar Dodikun me një vit burgim dhe ndalesë prej gjashtë vjetësh në ushtrim të aktivitetit politik për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

Dodik është shpallur fajtor për nënshkrim të një dekreti që shpallte ligje të cilat Përfaqësuesi i Lartë, Christian Schmidt, i ka anuluar paraprakisht.

Përmes këtyre ligjeve, trupat legjislativë në Republikën Sërpska kanë tentuar të parandalojnë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës dhe Përfaqësuesit të Lartë në entitetin serb të Bosnjës.

Pas vendimit të 1 gushtit, Dodik ka thënë se nuk e pranon padinë penale për “mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë”, për çka është dënuar nga Gjykata e Bosnje-Hercegovinës.

Ai i ka bërë publike vendimet e reja të Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, të cilat, sipas tij, përcaktojnë “plan konkret për rrugën përpara”, pa specifikuar se për çfarë vendimesh bëhet fjalë.

“Të gjitha vendimet tona do të jenë politike, Gjykata e Bosnje-Hercegovinës e ka diskualifikuar veten si trup ligjor”, ka thënë Dodik.

Ai ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Republikën Sërpska.

Avokati i Dodikut, Goran Bubiq ka thënë të premten në një konferencë për media se do ta apelojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës.

“Ne do të kërkojmë masë të përkohshme për pezullim të vendimit derisa të merret vendimi nga Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Bubiq, duke përmendur se këta janë hapa të nevojshëm nëpër të cilët duhet kaluar derisa lënda të arrijë te Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut.

Pasi të jetë njoftuar me vendimin përfundimtar, Dodiku duhet të pranojë një thirrje për zbatim të dënimit me burg.

Menjëherë pas thirrjes pason vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje – Hercegovinës, i cili duhet të marrë vendim për ndërprerjen e mandatit të tij si president i Republikës Sërpska.

Sipas Ligjit Zgjedhor të Bosnje-Hercegovinës, mandati i një zyrtari të zgjedhur përfundon “në datën kur vendimi gjyqësor, që e dënon me burgim prej gjashtë muajsh, ose më shumë, bëhet i formës së prerë.” /REL

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Java nis me shi

Ditën e hënë, më 4 gusht, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet...

13:32

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI