Flash

Kontrollet policore/ Bllokohen 20 jet ski e skafe të tjera në det

Lapsi.al 3 August 2025
Kontrollet policore/ Bllokohen 20 jet ski e skafe të tjera në det

Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, janë bllokuar 20 mjete lundruese, 8 prej tyre për shkelje të perimetrit të sigurisë.

Gjithashtu, janë shpëtuar në det 11 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, po vijon kontrollet dhe monitorimet intensive në gjithë hapësirën detare, nga Velipoja në Ksamil, si dhe në zonat liqenore e lumore, për të evidentuar shkeljet që lidhen me: përdorimin e mjeteve lundruese pa dokumentacion përkatës, shkeljen e perimetrit të sigurisë, zhvillimin e aktiviteteve jashtë zonave të lejuara.

Gjatë javës janë kontrolluar 316 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.

Konkretisht 12 jet ski, 4 skafe, 2 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar.

8 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.

Ndërkohë, nga Ksamil në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 8 raste emergjente, për t’u ardhur në ndihmë 11 shtetasve, që kishin mbetur në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Java nis me shi

Ditën e hënë, më 4 gusht, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet...

13:32

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI