Flash

Sherri me thikë në Vlorë/ Dalin PAMJET nga përleshja mes dy të rinjve

Lapsi.al 3 August 2025
Sherri me thikë në Vlorë/ Dalin PAMJET nga përleshja mes dy

Janë publikuar pamjet nga sherri i dhunshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Konflikti përfundoi me plagosjen e dy personave të identifikuar si Kristi Konstadini dhe Indrit Halili, të dy 32 vjeç, banues në qytetin bregdetar.

Policia njoftoi se ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, të riun Indrit Halili, pas analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë në zonë. Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kristi Kostandini ka dëshmuar për ngjarjen, duke treguar për momentet e tensionuara kur u sulmua.

“Nuk e njihja fare. Ai erdhi te biznesi i shokut, sulmoi shitësen dhe më pas edhe mua. Më goditi 4 herë me thikë, dy herë në krah, një në stomak dhe një pranë ijës. Unë thjesht u mbrojta, i ktheva me grushta për të shpëtuar veten”, - ka dëshmuar ai. 

Siç duket nga pamjet e publikuara nga SYRI TV, (SHIKO KËTU) dy të rinjtë janë përleshur edhe në trotuar jashtë një dyqani. /LAPSI.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Java nis me shi

Ditën e hënë, më 4 gusht, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet...

13:32

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI