Flash

SPAK sekuestron një televizion në Vlorë, në emër të biznesmenit të njohur

Lapsi.al 21 May 2025
SPAK sekuestron një televizion në Vlorë, në emër

Prokurori Vladimir Mara ka dhënë detaje nga goditja e grupit të fuqishëm kriminal të trafikut të drogës në Shqipëri ku u lëshuan 52 masa sigurie në vendin tonë dhe Itali.

Prokurori deklaroi se u ekzekutuan 40 masa sigurimi, ndërsa mes tyre janë zyrtarë shtetërorë dhe një avokat.

Gjithashtu janë sekuestruar pasuri që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës si 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një televizion "Tv Kabllor Vlora Cable" në Vlorë në emër të biznesmenit, Nexhmedin Danaj.

Vladimir Mara: Atëherë ditën e sotme janë ekzekutuar masat e sigurimit për 52 persona në Shqipëri dhe Itali. Janë ekzekutuar 40 masa sigurimi.

Janë evidentuar përveç episodeve të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pjesëtareve të grupeve të strukturuara kriminale, janë dokumentuar edhe vepra korruptive në Shqipëri.

Kemi masa sigurimi të vendosura nga GJKKO për korrupsion zyrtarë shtetërorë dhe një avokat. Gjithashtu janë ekzekutuar vendime të gjykatës lidhur me sekuestrimin e pasurive që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Janë sekuestruar 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një Televizion në qytetin e Vlorës.

Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar 3 milionë euro, para në kesh si të ardhura të këtij grupi kriminal që iu janë nënshtruar këtij procedimi penal.

 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI