Flash

Dumani dhe drejtori i antimafias italiane konferencë për opearacionin “Ura”

Lapsi.al 21 May 2025
Dumani dhe drejtori i antimafias italiane konferencë për opearacionin

Kreu i SPAK, Altin Dumani do të zhvillojë ditën e sotme, në orën 10:30 një konferencë për mediat lidhur me detajet e operacionit "Ura" që zhvillohet në Shqipëri dhe Itali.

I pranishëm në konferencë do të jetë edhe kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani.

Ndërkohë bëhet me dije se deri tani janë arrestuar tre persona në Durrës, Fier dhe Vlorë. Një prej të arrestuarve është edhe administratori i një shoqërie transporti autobusësh.

Raportohet se urdhërarrest është lëshuar për Ervis Doçin, i cili njihet dhe si "Visi i Pojës. Po ashtu urdhërarrest është caktuar edhe për një avokat në Durrës, Armand Tragaj, për një ish-unonjës policie, emri i të cilit ende nuk dihet dhe për një person të identifikuar si Orges Molla. Operacioni dhe kontrollet në kuadër të tij vijojnë në disa qytete shqiptare dhe italiane.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 97.7 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 86.1...

08:13

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI