Flash

Eksplozivi i vendosur te "Veliera" në Durrës, policia: Ishte lidhur me një celular

Lapsi.al 21 May 2025
Eksplozivi i vendosur te "Veliera" në Durrës, policia: Ishte

Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Durrës ku një sasi eksplozivi u gjet në zonën e Velierës mbrëmjen e djeshme. Forcat xheniere kryen shpërthim të komanduar të lëndës plasëse mëngjesin e sotëm pasi mbajtën të rrethuar zonën për shumë orë. Njoftohet se lënda plasëse që ishte lidhur me një celular të ngjitur me natriban.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.05.2025, rreth orës 22:30, në lagjen nr. 1, në vendin e quajtur “Veliera”, është konstatuar një pako me lëndë të dyshuar plasëse.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë shkuan në adresën e dhënë dhe vendosën perimetrin e sigurisë, ndërsa njësia antieksploziv e RENEA-s kreu veprimet për çaktivizimin e pakos me lëndë plasëse që ishte lidhur me një celular të ngjitur me natriban.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI