Flash

Pas tri dekadash, shpresa tek emigracioni, rekord në botë në raport me popullsinë

Lapsi.al 3 May 2025
Pas tri dekadash, shpresa tek emigracioni, rekord në  botë në

Shqipëria ka kaluar tre valë të mëdha emigracioni. Kur vendi doli nga diktatura në fillim të viteve ’90 ishte ndër shtetet më të varfra në botë. Shpresat ishin të mëdha në një vend të vogël, por me burime të pasura, që po shfaqte potenciale pa fund.

Dikush e gjeti rrugën nëpërmjet emigracionit, me valën e parë të viteve 1990-2000 që pa largimin e 600-650 mijë personave (shifra e bazuar në të dhënat e shtesës natyrore dhe të Censeve 1989-2001.

Në një vend ku shtesa natyrore ishte 40-60 mijë persona në vit, kjo valë dha pak ndikim në popullsinë totale, që u zvogëlua me vetëm 100 mijë persona në dekadën e parë të pas tranzicionit.

Emigracioni vijoi, me rreth 500 mijë të ikur në periudhën 2001-2011, por gjithsesi shtesa natyrore vijoi të ishte midis 15-20 mijë persona në vit, duke bërë që popullsia të reduktohej me rreth 300 mijë persona në dekadën e dytë të tranzicionit.

Dekada e tretë e tranzicionit e gjeti vendin në një pozicion më të favorshëm. Vendi nuk ishte më ai i fillimviteve ’90, bizneset vendase ishin forcuar, sipërmarrjet e huaja po shfaqnin interes, pagat po rriteshin, për procesin e integrimit në Bashkimin Europian po flitej gjithnjë e më shumë.

Por, sërish modeli i zhvillimit të vendit frymëzoi shumë pak. Korrupsioni i lartë, shpërdorimi i fondeve publike, sistemi arsimor i dobët, shërbimi shëndetësor që detyronte pagesat më të larta në Europë nga xhepi, pagat e ulëta që reflektonin një ekonomi të dobët jokonkurruese, bënë që nga vendi të ikte një forcë vitale si ajo e të rinjve.

U larguan dhe familje të tëra nga shtresa e mesme, pritshmëritë e të cilave për jetën ishin shumë të ndryshme nga ajo që u ofronte realiteti. Në periudhën 2012-2023 rezulton që ikën nga vendi rreth 500 mijë persona.

Por, me shtesën natyrore që vitet e fundit ka shkuar pothuajse drejt zeros, rënia e popullsisë ishte në nivele rekord me 400 mijë persona më pak, duke mbetur në 2.4 milionë shqiptarë.

Rreth 1.6 milionë të ikur në tre dekada, për një popullsi që në vitin 1989 numëronte 3.2 milionë banorë janë një protestë e heshtur për një qeverisje që nuk arriti të ngjallte shpresë, duke nxitur një emigracion me përmasa jonormale.

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se emigracioni vazhdon. Vetëm në 2022-2023 janë regjistruar gati 100 mijë emigrantë nga Shqipëria në vendet e Bashkimit Europian, ndërkohë që lejet e qëndrimit për herë të parë u rritën sërish në 2022-2023 me mbi 70 mijë në vit.

Ritmet me të cilat po vazhdojnë të largohen shqiptarët janë alarmante për një vend që tashmë e ka humbur gjysmën e popullsisë, duke qenë rekord në Europë, madje më të larta sesa shtetet ku banorët ikin për shkak të luftërave e konflikteve civile.

Të dhënat e Eurostat për vitin 2023, tregojnë se në raport me popullsinë, shtetasit shqiptarë ishin të parët që përfituan shtetësi, me 18.3 për 1000 banorë, shumë më të larta se Siria e konflikteve (4) dhe Maroku (2.8).

Një sondazh i zhvilluar në fund të vitit të kaluar në faqen e “Monitor”, ku u përgjigjën mbi 1000 persona, gjeti se shqiptarët tashmë nuk ikin më vetëm për më shumë të ardhura, por janë në kërkim të një cilësie jetese, që mesa duket nuk po arrijnë ta gjejnë në Shqipëri.

Përtej fasadës së një vendi që po lartësohet çdo ditë, të anketuarit, pjesa më e madhe e të cilëve me arsim të lartë e pasuniversitar, thanë se arsyeja kryesore e largimit është mungesa e perspektivës për të ardhmen dhe e standardeve të larta të jetesës./ Monitor

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI