Flash

REL: Presidenti Trump bën ndryshime në ekipin e tij të ngushtë

Lapsi.al 2 May 2025
REL: Presidenti Trump bën ndryshime në ekipin e tij të

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka larguar këshilltarin e tij për siguri kombëtare, Mike Waltz, dhe e ka emëruar sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, si zëvendësim të përkohshëm në këtë post. Ky është ndryshimi i parë në ekipin e ngushtë të Trumpit, që kur ai mori mandatin e dytë presidencial në janar.

Trump shkroi në rrjetet sociale se do ta nominojë Walzin në postin e ambasadorit të SHBA-së në Kombet e Bashkuara, duke shtuar se “ai ka punuar shumë për të vendosur në rend të parë interesat e shtetit tonë”.

Sekretari Rubio është personi i parë që do të mbajë dy poste, që nga Henry Kissinger, i cili në vitet ’70 kishte mbajtur njëkohësisht postin e sekretarit të Shtetit dhe të këshilltarit për siguri kombëtare.

“Kur kam ndonjë problem, e thërras Marcon. Ai e zgjidh problemin”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë gjatë së enjtes.

Për largimin e Waltzin kishte pasur thashetheme për javë të tëra, që kur ai krijoi një grup në Signal dhe gabimisht e futi në atë grup një gazetar, teksa aty zyrtarët më të lartë amerikanë të sigurisë ndan plane të ndjeshme ushtarake. Redaktori i revistës The Atlantic më pas raportoi për bisedimet që ishin zhvilluar në këtë grup, duke përshkruar detajet e një sulmi amerikan në Jemen.

Posti i këshilltarit për siguri kombëtare është një post që nuk kërkon konfirmimin në Senatin amerikan. Gjatë mandatit të parë presidencial, Trump kishte pasur katër këshilltarë të sigurisë kombëtare: Michael Flynn, H.R. McMaster, John Bolton dhe Robert O'Brien.

Largimi i Waltzit vjen në kohën kur brenda ekipit të sigurisë kombëtare të SHBA-së ka pasur lëvizje. Që nga 1 prilli, të paktën 20 anëtarë të stafit të Këshillit kombëtar të Sigurisë së SHBA-së (NSC) janë larguar nga puna, është larguar drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare si dhe tre të emëruar politikë në Pentagon.

NSC-ja është institucioni kryesor që presidentët përdorin për të koordinuar strategjinë e sigurisë dhe stafi i këtij këshilli zakonisht merr vendime të rëndësishme sa i përket qasjes së SHBA-së ndaj konflikteve në botë./REL

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI