Flash

Berisha: Çdo fshat do të ketë infrastrukturën e lagjeve të qytetit

Lapsi.al 2 May 2025
Berisha: Çdo fshat do të ketë infrastrukturën e lagjeve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me fermerët në Dimal, u shpreh se çdo fshat do të ketë infrastrukturën e një lagjeje qyteti, me rrugë, ujë, shkolla dhe qendra shëndetësore. Lideri i opozitës gjithashtu akuzoi kryeministrin Edi rama, për shkatërrimin e sistemit shëndetësor dhe premtoi dyfishimin e buxhetit për shëndetësinë dhe bujqësinë. Ndër të tjera Kreydemokrati premtoi rroga minimale prej 1500 euro për mësuesit dhe reduktim të numrit të nxënësve për klasë.

"Të dashur miq, ju jeni dëshmitarë që ne në vitin 2006-2013 investuam shumë në infrastrukturën e fshatrave, dhe sigurisht nuk e kompletuam atë. Por ne kishim një zotim dhe një parim dhe e kemi përsëri: çdo fshat duhet të ketë infrastrukturën e lagjeve të qytetit. Çfarë dua të them unë me këtë? Duhet të ketë rrugët, furnizimin me ujë, kanalizimet, furnizimin me energji, shkollën dhe qendrën shëndetësore. Ne ecëm fort në këtë drejtim. Ne në ato vite ndërtuam ose rindërtuam mbi 8800 kilometra në zona rurale. Mbetën edhe 3-4 mijë të tjera. Edhe ato do i plotësojmë dhe nuk do ketë fshat pa rrugë të njëjta me lagjet e qyteteve.

Miq, e dëgjuat besoj që shqiptarët, njeriu që u premtoi shëndetësi falas, e shkatërroi sistemin dhe sot ju paguani për shëndetin tuaj, të familjarëve tuaj, 3 ose 4 herë më shumë se çdo popull i BE. Statistika e fundit e INSTAT tregon se shqiptarët paguajnë në vit 820 milionë euro për kujdesin shëndetësor. Shqiptarët në vit vetëm për bukën shpenzojnë 220 milionë euro. Pra për ilaçe sot në Shqipëri shpenzohet 4 herë më shumë. Cili është zotimi ynë për ju? Zotimi ynë për ju është ky. Së pari, lista e barnave të rimbursueshme do jetë lista që paguan qeveria italiane për qytetarët italianë. Ky është premtimi ynë për qytetarët shqiptarë.

Do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë, sikundër do e dyfishojmë për bujqësinë. Sot kujdesi shëndetësor në njëfarë mënyre për fatin më të keq është në kontrollin e mafies. Çfarë ndodh sot? Shkon i sëmuri me urgjencë në spital publik, dhe ky rast është konkret, i ka ndodhur një bashkëpunëtori tim, iu bllokua arteria e qafës. Shkoi në spital publik, ia diagnostikuan, i thanë ke bllokim. Tani i thanë, për ta hequr, nuk ta heqim ne, duhet të shkosh në spital privat. Shkoi në spital privat dhe pagoi 2-3 mijë euro. Spitali publik i ka të gjitha mjetet, por atje ndahen paratë. Kjo merr fund. Ky sistem i degraduar shëndetësor do të ndëshkohet dhe unë u garantoj se ju do keni sistemin shëndetësor që meritoni.

Dhe paratë që do paguani do jenë sigurimet shëndetësore, që janë të detyrueshme për të gjithë qytetarët në Europë dhe botë. kurse të tjera do i paguajë të gjitha shteti për ju. Kështu që edhe këtu ne shënojmë një ndryshim të madh. Për fëmijët tuaj, shkollat do modernizohen. I siguroj mësuesit që nuk do ketë shkurtime në numrin e mësuesve, ajo që do ndodhë, do jetë shkurtime të numrit të nxënësve në klasa. Klasa do zbresin në 20-25 nxënës. Mësuesit do kenë rrogën 1500 euro minimumi. Nuk do ketë mesatare për të shkuar në universitet.

Pas mbarimit të universitetit, qeveria do paguajë sigurimet shoqërore për ata që marrin në punë të rinjtë. Pra, miq ky është programi ynë që krijon një mundësi të re për çdo qytetar dhe u kthen paratë atyre," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI