Flash

Turizmi kulturor në rënie, raporti: Shkak rikonstruksionet në disa institucione

Lapsi.al 2 May 2025
Turizmi kulturor në rënie, raporti: Shkak rikonstruksionet në

Turizmi kulturor shënoi rënie në muajt e parë të vitit. Statistikat zyrtare të publikuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se institucionet kulturore u vizituan nga 47.2 mijë persona, me një rënie 2% në raport me janar-shkurt 2024.

Në muajin shkurt 2025, 25,530 vizitorë kanë vizituar 28 Institucionet e Kulturës. Ka një rënie të vizitorëve në këto institucione të kulturës, por vjen nga fakti që disa prej tyre u janë nënshtruar procesit të rikonstruksionit” thuhet në publikimin e Ministrisë.

Aktualisht institucioni më i rëndësishëm me dyer të mbyllura që kishte edhe një numër të konsiderueshëm vizitorësh është Muzeu Historik i Tiranës i cili do të qëndrojë i mbyllur për të paktën katër vjet. Vitin e shkuar u njoftua në mars se ky Muze do të rihapet në vitin 2028 për shkak se do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve të rëndësishme.

Kjo mbyllje erdhi në një vit kur turizmi ishte në kulmin e vet të tij diçka që nxiti reagimet e turoperatorëve të cilët e cilësuan këtë një hap të gabuar pasi Tiranës i hiqej një nga atraksionet e rëndësishme në ofertën totale turistike që ofronte për turistët si të organizuar edhe ata individualë.

Por pavarësisht kësaj rënie, cilët kanë qenë në fakt institucionet më të vizituara kulturore? Nga muzetë në krye qëndron ai Gjergj Kastrioti në Krujë me 10 mijë vizitorë dhe pas tij, Muzeu i Përgjimeve Shtëpia me Gjethe me 4889 vizitorë. Në vend të tretë renditet Muzeu Ikonografik Onufri në Berat me 3749 vizitorë.

Ndërkohë sa u takon kalave dhe monumenteve të tjerë, në krye qëndron ajo e Gjirokastrës me mbi 5 mijë vizitorë teksa pas saj Amfiteatri i Durrësit me mbi 1 mijë vizitorë. Nga Parqet Arkeologjike në krye qëndron ai në Shkodër me 8587 vizitorë kurse pas tij Butrinti me 3008 vizitorë.

Pritshmëritë janë që turizmi kulturor të ndjekë ritmin e turizmit të përgjithshëm edhe këtë vit ku turoperatorët janë shprehur optimistë për një ecuri të ngjashme me 2024-ën edhe pse shifrat e fundit të publikuara nga INSTAT lidhur me lëvizjet e shtetasve reflektuan një rënie në muajin mars me 2.7 për qind. / Monitor

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI