Flash

Berisha-Ramës: Populli të ka braktisur, nuk i mbulon dot vjedhjet e qeverisjes tënde

Lapsi.al 12 April 2025
Berisha-Ramës: Populli të ka braktisur, nuk i mbulon dot vjedhjet e

Kreu demokrat Sali Berisha, në Kuvendin Kombëtar ku u prezantua program politik i është drejtuar me një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke i thënë të mos përdorë emrin e Zotit dhe Skënderbeur për të mbuluar vjedhjet dhe keqadministrimin e qeverisë së tij.

"Ne me politikën tonë kemi realizuar të pamundurën. Ndaj edhe ne këtë projekt e nisëm me të njëjtën formulë, me një ëndërr e cila quhet Shqipëria Madhështore. Prandaj pyetëm veten si do ta bëjmë realitet? Patëm një staf të jashtëzakonshëm që punuan për realizmin. E vërteta është jo vetëm kaq, por edhe me ekspertë ndërkombëtarë. Kthyem projektin në një plan konkret të realizueshëm në katër vite. Për 29 ditë ky projekt do të jetë ëndërr e bërë realitet me fitoren e forcave opozitare.

Kam një thirrje për Edi Ramën, mos përdor emrin e zotit. Mos përdor emrin e Skënderbeut, Ismail Qemalit, flamurin dhe himnin kombëtar për të mbuluar vjedhjet e shpifura të Belinda Balluku, Erion Veliajt, Gjinkurit, Kokës, të hajnave. Me asgjë nuk i mbulon dot vjedhjet e tyre. Populli të ka braktisur. Shqipëria e pa sheshin bosh, i pa ministret e tua me lukse e super luks, me aksesore dhjetëra mijëra euro, teksa po gëzonin luksin e tyre dhe ti nuk the një fjalë të vetme për qytetarët.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI