Flash

Donald Trump përjashton smartfonët dhe kompjuterët nga tarifat e reja

Lapsi.al 12 April 2025
Donald Trump përjashton smartfonët dhe kompjuterët nga tarifat e

Administrata e Presidentit të SHBA, Donald Trump, ka përjashtuar telefonat inteligjentë dhe kompjuterët nga tarifat reciproke, duke përfshirë taksat prej 125% të vendosura për importet kineze.Masa vjen pas shqetësimeve nga kompanitë e teknologjisë amerikane se çmimi i pajisjeve mund të rritet, pasi shumë prej tyre prodhohen në Kinë.

Përjashtimet përfshijnë gjithashtu pajisje dhe përbërës të tjerë elektronikë, duke përfshirë gjysmëpërçuesit, qelizat diellore dhe kartat e memories.

Disa vlerësime sugjerojnë se çmimet e iPhone dhe mallrave të tjera elektronike në SHBA do të ishin rritur tre herë nëse kostot e tarifave do t’u kalonin konsumatorëve.

SHBA është një treg i madh për iPhone, ndërsa Apple llogaritet për më shumë se gjysmën e shitjeve të smartfonëve të saj vitin e kaluar, sipas Counterpoint Research.

Trump kishte planifikuar një mori tarifash të larta për vendet në mbarë botën që do të hynin në fuqi këtë javë.

Por të mërkurën, ai ndryshoi shpejt kursin, duke njoftuar se do të zbatonte një pauzë 90-ditore për vendet e goditura nga tarifat më të larta të SHBA, përveç Kinës, tarifat e së cilës ai i çoi në 145%. Trump tha se rritja e tarifave kineze ishte për shkak të gatishmërisë së vendit për t’u hakmarrë me taksën e vet prej 84% për mallrat amerikane.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI