Flash

"Skandali me ujin e pijshëm”/Xhixho:Ironike çfarë ndodh në çeljen e fushatës së PS-së

Lapsi.al 12 April 2025
"Skandali me ujin e pijshëm”/Xhixho:Ironike çfarë

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka denoncuar skandalin me ujin e pijshëm në Komunën e Parisit në Tiranë, ku uji ka qenë shumë i ndotur. Xhixho shkruan se është ironike që kjo situatë ndodh pikërisht në ditën kur çel fushatën partia që 12 vite më parë u premtoi qytetarëve ujë 24 orë, premtim që sipas saj nuk është mbajtur.

Postimi i Xhixhos:

Skandal me ujin e pijshëm në Tiranë! Banorë të shumtë të zonës së Komunës së Parisit më kanë shkruar gjatë orëve të fundit për furnizimin me ujë të papërdorshëm, me ngjyrë dhe erë.

Për më shumë se 24 orë, atyre nuk iu dha asnjë shpjegim për shkakun e ndotjes së ujit, duke krijuar alarm dhe panik, pa folur për pamundësinë për të përdorur ujin, qoftë edhe për pastrimin e shtëpisë. Është e patolerueshme mungesa e transparencës nga autoritetet për një situatë të tillë.

Është ironike sesi kjo situatë ndodh pikërisht në ditën kur çel fushatën partia që 12 vite më parë u premtoi qytetarëve ujë 24 orë. Ende sot ky premtim nuk është bërë realitet. Madje, më keq akoma. As me orar nuk garantohet ujë i pijshëm, por qytetarët tmerrohen sa hapin çezmat.

Qeveria e mashtrimeve duhet të ikë. Më 11 maj, zgjidhja është vota për Aleancën për Shqipërinë Madhështore.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI