Flash

Rama për LaCivita: Bufi solli një latif nga Amerika, gjeti budallenj që e paguajnë

Lapsi.al 12 April 2025
Rama për LaCivita: Bufi solli një latif nga Amerika, gjeti budallenj

Kryeministri Edi Rama, në çeljen e fushatës së PS-së për zgjedhjet e 11 majit, i është përgjigjur postimit të Chris LaCivita, drejtuesit amerikan të fushatës së PD-së, i cili shpërndau një video në platformën 'X', ku shfaqej një buf që hante një mi. Kryeministri e quajti LaCivita “një latif” duke shtuar se ai gjeti budallenj që i paguajnë paratë.

"Bufi ka sjellë, me kush e di se sa para që kush e di ku i ka gjetur, edhe një latif nga Amerika, latifi për të gjithë ne që jemi rritur në lagjet e Tironës të kujton atë të fortin e lagjes që qullësi poshtë pallatit shkon e thërret i thotë “hajde latif se ata do të më rrahin”. Latifi kishte publikuar dje një buf që hante një mi dhe kishte ngritur pyetjen se kush është miu.

Atij bravo i qoftë se të gjesh budallenj që të paguajnë gjithë ato para për të duartrokitur edhe kur ia fut asaj që nuk thuhet në atë farë feje është vërtet të kesh lindur me këmishë.

Për miun ka shumë kandidatë, që nga Luli i shkretë që harroi që ishte mi dhe u soll si ari dhe deri tek ai i shkreti nga Kavaja, fituesi i primareve të Tiranës që bufi e kullufiti si të ishte thjesht një mi. Kjo është historia e kënetës", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI