Flash

Aksident në Elbasan, lëndohen dy pasagjerët, nis hetimi për shoferin

Lapsi.al 12 April 2025
Aksident në Elbasan, lëndohen dy pasagjerët, nis hetimi për

Policia e Elbasanit ka nisur hetim për një 33-vjeçar, i cili teksa drejtonte mjetin e tij, në aksin rrugor "Peqin-Rrogozhinë", ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar 2 pasagjerë në këtë automjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, ka nisur hetimi edhe për personin me inicialet A.R, pasi teksa drejtonte mjetin e tij, është përplasur me një motor, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit.

"Nisi procedimi penal për shtetasit: A. R., banues në Elbasan, pasi në rrugën "Thoma Kalefi", me automjetin që ai drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 34 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E. M., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", njoftoi policia.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI