Flash

Akuzohet si kreu i organizatës së drøgës në Perugia, shqiptari kapet në Angli

Lapsi.al 12 April 2025
Akuzohet si kreu i organizatës së drøgës në Perugia,

Një shqiptar i arratisur në Britaninë e Madhe u arrestua për llogari të autoriteteve të drejtësisë Italiane. Ai akuzohej si pjesë e një organizate narkotrafiku, për të cilën ishin lëshuar dhe ekzekutuar disa urdhra arresti. Grupi ishte i përfshirë kryesisht në trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Perugia.

Operacioni u përqendrua në rajonin e Umbrias, kurse hetimet u shtrinë deri në Toskana. Përgjimet dhe hetimet me metoda proaktive çuan agjentët deri te baza e organizatës, ku u gjetën sasi të konsiderueshme droge.

Grupi në fjalë drejtonte edhe një biznes të shitjes me pakicë të kokainës pranë një ndërtese në periferi të Perugia. Prokuroria aprovoi urdhrat e arrestit mbi bazën e provave dhe gjykata i miratoi.

“Por një nga anëtarët e grupit, i ishte shmangur ekzekutimit të urdhrit. Vendndodhja e tij u bë e mundur falë zgjerimit të kërkimit në nivel ndërkombëtar, të promovuar nga Prokuroria e Përgjithshme në Gjykatën e Apelit të Perugia, e cila aktivizoi kanalet e bashkëpunimit gjyqësor dhe policor përtej kufijve kombëtarë. Pas ndërhyrjes së Shërbimit të Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar, subjekti u gjurmua dhe u arrestua në Mbretërinë e Bashkuar, më 25 mars 2025”, informon media italiane.

Pas gjurmimit dhe ndjekjes ai u kap për qëllime ekstradimi pak ditë më parë dhe autoritetet italiane kanë nisur procedurat. Hetimet lejuan dokumentimin e metodave dhe orareve të furnizimit, pikave të shpërndarjes dhe lëvizjeve të filialeve në territor, duke konfirmuar natyrën e organizuar dhe transnacionale të shoqatës kriminale.

Emri i të arratisurit nuk bëhet i ditur, për arsye që lidhen me hetimet në vazhdim, por burime hetimore konfirmojnë se ai është një nga drejtuesit kryesorë në menaxhimin e trafikut të kokainës mes Shqipërisë dhe Italisë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09