Flash

Berisha: Në 100 ditët e para të qeverisjes zhdukim varfërin ekstreme

Lapsi.al 12 April 2025
Berisha: Në 100 ditët e para të qeverisjes zhdukim varfërin

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha gjatë preantimit të programit se me ardhjen e tij në qeveri, korrupsionin do ta shpallë vepër të rëndë penale, ndërsa shtoi se politika do të ndahet njëherë e përgjithmonë nga krimi. Berisha u shpreh se në 100 ditët e para nga ardhja e tij në pushtet, në Shqipëri do të përjashtohet varfëria ekstreme.

“Edi Rama sillet ndaj tyre me pashpirtësinë më të madhe. 8 miliardë euro buxheti, 16 milionë la për 760 mijë vetë. Ne kështu nuk ecim, ne jemi vërtet konservatorë, por jemi konservatorë me zemër të dhimbsur. Ndaj dhe kemi vendosur 100 ditët e para në Shqipëri përjashtohet varfëria ekstreme. Asnjë shqiptar nuk mund të jetë më në varfëri ekstreme. Asnjë shqiptar nuk mund të firmosë më pak se 200 euro në muaj, Këta janë qindra mijëra. 57 përqind e pensionistëve janë me pension jo të plotë. Studentët, të papunët, njerëz me ndihmë ekonomike, jetimët. Të gjithë këta do kenë 200 euro në muaj. Të gjithë këta do kenë kartën e konsumatorit. Keto janë vendim për çdo shqiptar, të majtë të djathë, cilido. Po përpëlitesh kot, i ke dy javët e fundit. U them socialistëve se ne kurrë nuk do sillemi ndaj bizneseve të tyre në këtë mënyrë, jo dhe jo.

Subvencion për çdo fidan, mbrojtje sezonale për fermerët shqiptarë. Kredi duke paguar qeveria interesin për fermerët. Mbrojtje dhe subvencionim. Do ndërtojmë Shqipërinë Madhështore, miq, Shqipëria Madhështore ka një kolonë tjetër: Pastrimin e Shqipërisë, 0 tolerancë ndaj korrupsionit. Është korrupsioni ai që ka lënë të sëmurët pa ilaçe në mëshirë të fatit është korrupsioni që detyron të rinjtë të largohen nga Shqipëria, dhe zhyt familjet shqiptare. Transparencë maksimale në çdo qindarkë, ju garantoj se korrupsioni do të shpallet vepër penale e rëndë. Pluralizmi do të jetë kryefjala jonë, media të lira, liri politike janë standarde jetike për integrimin e Shqipërisë në Europë.

A nuk ishim ne të cilët e sollëm Shqipërinë në epokën e internetit. Estonia do të jetë shembulli i frymëzimi të Shqipërisë. Ndaj dhe i garantoj këta të rinj se ëndrrat e tyre digjitale të Shqipërisë teknologjisë së lartë do të jenë realitet, do të jenë këta që do ti prijnë të ardhmes. Ky pra është projekti, kemi 29 ditë në dispozicionin sot kërkohet nga gjithsecili prej nesh me këtë projekt në dorë si misionar të trokasim në çdo derë dhe zemër. Tek çdo qytetar të ulemi. Nuk është projekt për pushtetin e Berishës, as për karrige, është për veço për qytetarët, për Shqipërinë për shpresën rininë dhe të ardhmen. Rroftë Shqipëria, fitore!”, u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09