Flash

Mjeshtri i fundit i sumos tërhiqet, Japonia në dëshpërim: nuk ka më një yokozuna

Lapsi.al 19 January 2025
Mjeshtri i fundit i sumos tërhiqet, Japonia në dëshpërim:
Japonia është në tronditje pas vendimit të Terunofuji Haruo, mjeshtrit të fundit të sumos në detyrë, i cili ka vendosur të tërhiqet: “Ndjej se trupi im nuk është më në nivelin e duhur.” Një lajm që ka tronditur mbarë kombin, ku ky sport dhe praktika e tij janë pothuajse si një fe, duke zhytur miliona të apasionuar në dëshpërim. Me largimin e Terunofuji, Japonia, pas 30 vitesh, mbetet pa një yokozuna, titulli më i lartë që mund të arrihet në sumon profesioniste.

“Nuk duhet të ngjitesh në ring nëse nuk je më në formë”

Pas një karriere të pakrahasueshme në sumo, 33-vjeçari Terunofuji njoftoi dëshirën për t’u tërhequr nga të gjitha aktivitetet profesioniste. Pas 14 vitesh luftimesh, ai do të lërë rolin e tij si luftëtar për t’u përkushtuar në trajnimin e talenteve të reja: “Kam dhënë gjithçka, por gjatë këtij turneu nuk munda të bëj atë që doja,” tha Terunofuji gjatë Turneut të Vitit të Ri, që po zhvillohet aktualisht. “Nuk duhet të ngjitesh në ring nëse trupi dhe mendja nuk janë në gjendjen më të mirë,” deklaroi ai në një konferencë për shtyp. “Trupi im nuk është më në nivelin e duhur”.

Sumo pa yokozuna për herë të parë pas 30 vitesh

Për ata që nuk e njohin sumon nga afër, ky mund të duket si një tërheqje e zakonshme në fund të karrierës. Por në Japoni, kjo është përjetuar si një moment dëshpërimi kombëtar, pasi Terunofuji përfaqësonte simbolin aktual të sumos, si i vetmi dhe i fundit yokozuna në detyrë, mbajtësi i gradës më të lartë profesionale. Me tërheqjen e tij të papritur, titulli mbetet vakant, një situatë e rrallë që nuk kishte ndodhur prej 30 vitesh. Çfarë do të ndodhë tani? E ardhmja e rolit të yokozuna është plotësisht e pasigurt: një tjetër luftëtar me origjinë mongole, Hoshoryu, mund të arrijë këtë status, nëse performanca e tij në Turneun e Vitit të Ri, që është duke u zhvilluar këto ditë, vazhdon të jetë bindëse.

Statusi i yokozuna: vetëm 73 vetë e kanë arritur

Terunofuji u promovua si yokozuna në vitin 2021, por vitet e fundit ai ka luftuar me dëmtime të shumta dhe probleme shëndetësore, përfshirë diabetin. Në vitin 2024, ai mori pjesë vetëm në dy nga gjashtë turnetë e planifikuara. Tani roli i yokozuna-s mbetet vakant: vetëm 73 luftëtarë kanë arritur këtë gradë prestigjioze në historinë shekullore të sumos. Ky titull jepet vetëm pas një procesi të gjatë dhe të vështirë, i konfirmuar nga këshilli këshillimor i yokozuna. Nuk ka kritere të sakta dhe të përcaktuara për t’u promovuar si yokozuna, dhe nga shtatë të fundit, vetëm një ka qenë me origjinë japoneze, pesë nga Mongolia dhe një nga Shtetet e Bashkuara.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI