Flash

DW: Pse po largohen të rinjtë nga vendet e Ballkanit?

Më shumë se 130,000 njerëz largohen nga rajoni i Ballkanit çdo vit. Pse po largohen të rinjtë dhe a janë subvencionet e shpallura nga politikanët rajonalë një nxitje e mjaftueshme për t'u kthyer?

23:16 Iva Manojlovic

Video/ Egnatia i fut 4, Tirana sheh Kategorinë e Parë: Magani e ndihmësi pa "gojë"

Lapsi.al 18 January 2025
Video/ Egnatia i fut 4, Tirana sheh Kategorinë e Parë: Magani e

Asnjë surprizë, madje asnjë rezistencë. Egnatia ka fituar duke dominuar 4-0 sfidën ndaj Tiranës në “Arenën Kombëtare”, për javën e 21 të Superiores. Ujka (60'), Lushkja (64'), Bakayoko (80'), Ndreca (94') vendosën ndeshjen, me kampionët që vazhdojnë garën për titull, ndërsa bardheblutë po e shohin pastër Kategorinë e Parë, tani edhe më të distancuar nga zona e shpëtimit.

Një ndeshje që konfirmoi diferencën shumë të thellë që është krijuar tashmë mes skuadrave që luftojnë për titull si ajo rrogozhinase dhe bardhebluve të cilët janë kthyer në kandidatë kryesorë për rënien nga kategoria. “Mendoj se ndeshje perfekte, po themi në pjesën e dytë - tha Edlir Tetova -. Në të parën kishim vështirësi, dolëm para portës, por kishim vështirësi në manovër, se edhe kundërshtari ishte me 5 në vijën e fundit. Në pjesën e dytë menduam të ndryshonim diçka, të ishim në manovrën 4-3-3, mendoj që funksionoi".

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/678bdc7472018.mp4"][/video]

Lexo më tej: Video/ Bylis i pabesueshëm, Dede tris golash në Laç: Berko fut në telashe Morieron

Skuadra e Maganit rezistoi vetëm në pjesën e parë ku nuk krijoi shumë, por as nuk lejoi rrogozhinasit që të krijonin. Bardheblutë, me frikën e renditjes, tentuan ta fitonin ndeshjen, duke dalë në sulm. Por ky guxim pati koston e shpërbërjes, e goditur fillimisht nga dy gola të Ujkës dhe Lushkjes e pastaj edhe Bakayoko e Ndrecës. “Përsa i përket ndeshjes, kemi problem psikologjik - tha trajneri i tretë i Tiranës Endri Ohri -. Pjesa e parë ishte aty-aty, të gjithë ishim të përqendruar. Në pjesën e dytë ndikoi lodhja dhe përqendrimi. Më pas erdhi ai gol, që për mua është e habitshme, ku një lojtar mes 3-4 tonëve, driblon dhe futet në zonë. Ta kalojmë këtë moment pasi nuk e meritojmë të jemi këtu. Loja ka 90 minuta dhe jo vetëm 45”.

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/678be1b23e140.mp4"][/video]

Aty ndeshja praktikisht mbaroi për Tiranën, e cila nuk kishte forcë të reagonte dhe vetëm pësonte aksionet e njëpasnjëshme të rrogozhinasve, që marrin provizorisht vendin e parë. Me këtë fitore, Egnatia e Edlir Tetovës ngjitet në kuotën e 36 pikëve. Në krahun tjetër, me 18 pikë, Tirana mbetet në vendin e 9-të.

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/678be45384763.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI