Flash

Sa kushton të hash në restorant-picerinë e Cristiano Ronaldo: 17 euro një "margarita"

Lapsi.al 19 January 2025
Sa kushton të hash në restorant-picerinë e Cristiano Ronaldo: 17
Cristiano Ronaldo, një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, është ende aktiv dhe në formë të shkëlqyer. Brenda pak ditësh do të mbushë 40 vjeç. Përveç karrierës si futbollist, CR7 është edhe një sipërmarrës i suksesshëm, i cili prej vitesh diversifikon interesat dhe të ardhurat e tij. Portugezi ka investuar në hotele, klinika për transplantin e flokëve dhe madje edhe në padel. Së fundmi, ai ka hapur edhe një pizzeri në qendër të Madridit, një qytet ku ka jetuar për shumë vite. Pizzeria, që ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme, ofron një shumëllojshmëri ushqimesh, megjithatë çmimet janë mjaft të larta.

Ronaldo, emri i picerisë: Planta 9 CR7

CR7 është futur edhe në botën e gastronomisë. Ish-lojtari i Juventusit ka hapur pizzerinë “Planta 9 CR7,” e cila ndodhet brenda hotelit luksoz “Pestana CR7,” pronë e tij, në qendër të Madridit. Siç pritej, kjo pizzeri është shndërruar në një nga vendet më të frekuentuara dhe të modës në Gran Via të Madridit. Planta 9 CR7 ndodhet në katin e nëntë të hotelit dhe zakonisht është e tejmbushur çdo mbrëmje.

Pica margarita, më e lira në menu

Menuja është e larmishme. Megjithëse është një pizzeri, nuk ofron vetëm pizza. Ka një ndikim të fortë italian. Pizza margarita, e cila konsiderohet “Gourmet,” kushton 17 euro dhe është më e lira ndër pizzat në menu. Ndërsa pizza “Diavola Picante” kushton 19 euro. Pizzat përgatiten me përbërës cilësorë. Sipas krijuesit spanjoll të përmbajtjeve kulinare, josefoodvibes, cilësia është e lartë, por çmimet janë disi të shtrenjta, pasi variojnë midis 17 dhe 20 euro.

Në menu përfshihen edhe karbonara dhe parmigiana

Pjatat e mishit dhe peshkut mund të arrijnë deri në 35 euro. Në menu gjenden gjithashtu focaccia, sallata, karbonara (20 euro), rizoto (25 euro), cannelloni dhe parmigiana (18 euro). Në përgjithësi, ka shumë ushqime italiane. Nuk mungojnë as ëmbëlsirat, duke përfshirë tiramisun, si dhe verërat spanjolle dhe italiane, që janë të një cilësie të lartë dhe me çmime të arsyeshme. Përveç këtyre, ofrohet edhe shampanjë, e cila është perfekte për të festuar mbrëmje të mëdha. Duhet theksuar se restoranti është i hapur kryesisht në mbrëmje, pesë ditë në javë, nga ora 19:00 deri në mesnatë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI