Flash

Magani jep dorëheqjen, Halili i kërkon kohë: "Flasim të hënën"

Lapsi.al 18 January 2025
Magani jep dorëheqjen, Halili i kërkon kohë: "Flasim të

Gugash Magani është dorëzuar. Tekniku i Tiranës ka dhënë dorëheqjen, edhe pse në mesjavë, pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë nga Bylis, deklaroi të kundërtën. Këtë herë pokerin me të cilin Egnatia e ndëshkoi në javën e 21 të kampionatit ka qenë shumë edhe për një njeri të emergjencave si ai. Magani, në humbjen e pestë radhazi mes kampionatit e Kupës ka dhënë dorëheqjen, por klubi ka marrë kohë për të vendosur nëse do ta pranojë apo jo.

Asgjë nuk shkoi mirë te Tirana dhe Magani nuk mundi të bënte dot asgjë më shumë se paraardhësi i tij Shkëmbi, për të mos thënë se bëri më keq. Rezultatet në fakt tregojnë këtë të dytën: 9 ndeshje, 4 barazime, 4 humbje e vetëm një fitore, ajo në debutim kundër Bylis. Bardheblutë kanë pësuar 12 gola dhe kanë shënuar vetëm 8 dhe tani janë në zonën e rëniesn nga kategoria. Magani ka parë Tiranën të zbresë në vendin e 9, -2 nga Laçi në zonën playout.

MAGANI, NDESHJET NË PANKINË

Tirana 4-0 Bylis

Elbasani 1-1 Tirana

Tirana 0-0 Partizani

Skënderbeu 0-0 Tirana

Tirana 0-0 Teuta

Dinamo 2-1 Tirana

Laçi 3-1 Tirana

Vllaznia 2-1 Tirana

Tirana 0-4 Egnatia

Dorëheqja e teknikut është tani në tryezën e drejtuesve të Tiranës. Grent Halili ka dashur të evitojë lajmin, duke thënë se në dhomat e zhveshjes ka patur vetëm një bisedë në lidhje me ndeshjen dhe se të hënën do të ketë një mbledhje për të diskutuar mbi të ardhmen. Tirana e nisi sezonin me Shkëmbin në pankinë, ndërsa tani rrezikon që për të dytin sezon radhazi të ndryshojë tre herë drejtimin brenda një sezoni.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI