Flash

Video/ Nunez i pabesueshëm, dygolësh në shtesë e Liverpool në krye: Arsenal frenon

Lapsi.al 18 January 2025
Video/ Nunez i pabesueshëm, dygolësh në shtesë e Liverpool

Në javën e 22-të të Premier League, Liverpool siguron tre pikë me fitoren 2-0 ndaj Brentford, falë dygolëshit të Nunez në kohën shtesë. Ndërkohë, Arsenal humb ritmin, pasi barazon 2-2 në shtëpi me Aston Villa. Pas gjashtë fitoreve radhazi, Newcastle pësoi një humbje të rëndë 4-1 në St. James’ Park ndaj Bournemouth. Fulham mposhti Leicester 2-0 në transfertë, ndërsa Crystal Palace mori një fitore të pastër 2-0 kundër West Ham.

BRENTFORD-LIVERPOOL 0-2

Nunez shpëton Liverpool nga një tjetër barazim, duke i dhënë fitoren 2-0 në kohën shtesë ndaj Brentford. Dominim total nga “The Reds” në 45 minutat e para, por “Bees” arritën të mbanin portën e paprekur, pavarësisht 20 tentativave dhe nëntë goditjeve nga këndi nga ekipi i Arne Slot. Rasti më i pastër ishte ai i Luis Diaz në minutën e 15', por kolumbiani gaboi nga afër. Në minutën e 35', një goditje fantastike e Szoboszlai përfundoi në traversë.

Edhe në pjesën e dytë, Liverpool krijoi shumë raste, por nuk arriti të finalizonte deri në kohën shtesë. Në minutën e 91', Darwin Nunez zhbllokoi rezultatin pas një asisti nga Alexander-Arnold dhe dyfishoi vetëm dy minuta më vonë. Me këtë fitore, Liverpool shkon në 50 pikë dhe ruan kryesimin në Premier League, ndërsa Brentford mbetet në kuotën e 28 pikëve, në vendin e 11-të.

ARSENAL-ASTON VILLA 2-2

Arsenal humbet terren, duke barazuar 2-2 me Aston Villa në shtëpi, pavarësisht një avantazhi të dyfishtë. “Gunners” fillojnë vrullshëm që në minutat e para dhe kalojnë në avantazh në minutën e 35' me golin e Martinelli, pas një asisti nga Trossard. Në pjesën e dytë, Trossard sërish asistoi për Havertz, i cili shënoi golin e 2-0 në minutën e 55'.

Lexo më tej: "Të dashur mbrojtës", Haaland rinovon me City për shifra rekord: akordi më afatgjatë

Megjithatë, Aston Villa reagoi menjëherë dhe ngushtoi diferencën me Tielemans në minutën e 60', ndërsa në minutën e 68' Cash krijoi një goditje perfekte që Watkins e shndërroi në barazimin 2-2. Goli i Havertz që do të ishte i fitores 3-2 u anulua për shkak të një prekjeje me dorë. Arsenal shkon në 44 pikë, 6 më pak se Liverpool, ndërsa Aston Villa arrin 36 pikë, vetëm 2 pikë larg vendit të katërt.

NEWCASTLE-BOURNEMOUTH 1-4

Pas gjashtë fitoreve radhazi, Newcastle pëson një humbje të rëndë 4-1 në shtëpi ndaj Bournemouthit. Kluivert shënon për Bournemouth që në minutën e gjashtë, ndërsa Guimaraes barazon në minutën e 25'. Pak para pushimit, Kluivert shënon sërish për 2-1. Në fundin e ndeshjes, Kluivert kompleton tripletën në minutën e 92' dhe asiston për Kerkez, i cili vulos rezultatin 4-1. Bournemouthi ngjitet në 37 pikë, një më pak se Newcastle, që mbetet me 38.

LEICESTER-FULHAM 0-2

Fulham merr një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Leicester 2-0. Pas një pjese të parë pa gola, Smith-Rowe kalon Fulham në avantazh në minutën e 48-të. Në minutën e 68', Adama Traoré shënon për 2-0 dhe vulos fitoren. Fulham shkon në 33 pikë, ndërsa Leicester mbetet në vendin e parafundit me 14 pikë.

WEST HAM-CRYSTAL PALACE 0-2

Crystal Palace mposht West Ham 2-0 në transfertë. Mateta zhbllokon ndeshjen në minutën e 48' dhe vulos fitoren në minutën e 89' me një penallti. West Ham mbetet me 26 pikë në renditje, ndërsa Palace ngjitet në kuotën e 27.

Premier League England

Newcastle United 1-4 Bournemouth

Brentford 0-2 Liverpool

Leicester City 0-2 Fulham

West Ham United 0-2 Crystal Palace

Arsenal 2-2 Aston Villa

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI