Flash

Video/ Dygolëshi i Schick fundos Dortmund: Leverkusen tani një pikë larg Bayern

Lapsi.al 10 January 2025
Video/ Dygolëshi i Schick fundos Dortmund: Leverkusen tani një

Në hapjen e javës së 16-të të Bundesliga, Bayer Leverkusen arriti një fitore të rëndësishme jashtë fushe duke mposhtur Borussia Dortmund me rezultatin 3-2 në Signal Iduna Park. Ndeshja nisi në mënyrë elektrizuese, me Nathan Tella që zhbllokoi shifrat pas vetëm 25 sekondash. Tetë minuta më pas, Patrick Schick dyfishoi rezultatin për ekipin e teknikut Xabi Alonso. Borussia u kthye në lojë me golin e Gittens në minutën e 12', por vetëm shtatë minuta më vonë, Schick realizoi dygolëshin e tij, duke çuar rezultatin në 3-1. Goli i Guirassy nga penalltia në minutën e 79' nuk mjaftoi për të ndalur Leverkusen-in.

Start blitz i Leverkusen

Borussia Dortmund nuk ia doli të ndalë Bayer Leverkusen-in, që me këtë fitore ngjitet në 35 pikë, vetëm një pikë larg Bayern Munich-ut, i cili kryeson kampionatin. Vetëm 25 sekonda iu deshën “Aspirinave” për të kaluar në avantazh: Tella shënoi me një gjuajtje të fuqishme nën traversë pasi topi u rikuperua në treçerekun sulmues. Ekipi i udhëhequr nga Xabi Alonso nuk u ndal me kaq dhe dyfishoi rezultatin në minutën e 8-të, kur Hincapié dërgoi një krosim të saktë nga e majta, të cilin Schick e finalizoi me lehtësi.

Përpjekjet e Dortmund dhe goli i dytë i Schick

Megjithatë, ekipi i Nuri Sahin-it (trajnerit të BVB-së) reagoi shpejt dhe ngushtoi diferencën me një gol të Gittens në minutën e 12-të. Shpresa për të barazuar u shua shpejt, pasi vetëm shtatë minuta më pas, Schick shënoi sërish, duke shtyrë në rrjetë një krosim perfekt nga Frimpong. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 3-1 për Bayer Leverkusen, pas 19 minutave të një loje spektakolare.

Goli i vonë i Guirassy nuk mjafton

Në pjesën e dytë, Borussia Dortmund tentoi të rikthehej në lojë, duke rritur intensitetin dhe duke kërkuar golin që do të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes. Megjithatë, përpjekjet e tyre u konkretizuan vetëm në minutën e 79-të, kur Guirassy shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Bayer Leverkusen ruajti avantazhin dhe e përfundoi ndeshjen me një fitore të rëndësishme 3-2.

Pas kësaj fitoreje, Bayer Leverkusen shkon në kuotën e 35 pikëve, duke qëndruar momentalisht vetëm një pikë larg kryesuesit Bayern Munich. Nga ana tjetër, Borussia Dortmund mbetet në vendin e gjashtë me 25 pikë, duke humbur terren në garën për pozitat e larta në Bundesliga.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI