Flash

Nuk arriti Europianin, por FSHF i rinovon kontratën: Bushi mbetet në krye të U-21

Lapsi.al 10 January 2025
Nuk arriti Europianin, por FSHF i rinovon kontratën: Bushi mbetet në
Mungesa e arritjes së objektivit me sa duket është penalizues vetëm nëse je trajneri i kombëtares A. Pikërisht kështu sepse Federata e Futbollit ka rinovuar kontratën me trajnerin e Kombëtares U-21, Alban Bushi, pavarësisht se nuk arriti të kualifikohet në Euro2025. Marrëveshja e re që lidh FSHF-në me teknikun do të jetë e vlefshme deri në fund të vitit 2026. Alban Bushi, i cili drejton Kombëtaren U-21 që prej vitit 2016, ka udhëhequr ekipin në disa edicione kualifikuese për Kampionatet Europiane. Bushi mbylli kualifikueset e Euro 2025, finalet e të cilit do të bëhen në Sllovaki, në vendin e katërt me 16 pikë. Kuqezinjtë ishin në grup me Rumaninë, Finlandën dhe Zvicrën që u renditën para kuqezinjve, ndërsa la pas vetëm Malin e Zi dhe Armeninë. Mungesa e arritjes së objektivit nuk ka qenë penalizues për rinovimin e kontratës së teknikut. Lexo më tej: Aksident i rëndë: humbin jetën prindërit e teknikut të kombëtares U21 Alban Bushi Ai dhe stafi i tij do të vijojnë përgatitjet për ndeshjet e ardhshme kualifikuese, me qëllim arritjen e rezultateve sa më pozitive. Kombëtarja U-21 vazhdon të shërbejë si një hapësirë e rëndësishme për zhvillimin e talenteve të rinj dhe për përgatitjen e tyre për ekipin e parë Kombëtar. Rinovimi i kontratës me trajnerin Alban Bushi synon të sigurojë vazhdimësinë e këtij procesi.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI