Flash

VIDEO/ Broja dëmtohet sërish, del mes lotësh me barrelë nga fusha

Lapsi.al 9 January 2025
VIDEO/ Broja dëmtohet sërish, del mes lotësh me barrelë nga

Armando Broja nuk gjen paqe. Pasi u rikthye nga dëmtimi i gjatë dhe u aktivizua në ndeshjen e Kupës që Everton luajti ndaj Peterbrough, ylli kuqezi u lëndua sërish.

Broja hyri në fushë në minutën e 68-të të ndeshjes, por pas më pak se 15 minutash pati një ndërhyrje nga një lojtar kundërshtar. Ndërhyrja nuk dukej e rëndë, por duket se Broja mbështeti keq këmbën në tokë.

Futbollisti u largua nga fusha me barrelë ndërsa në një moment mjekët i vendoën edhe maskën e oksigjenit. Rreth situatës së tij, klubi anglez do të sqarojë më shumë në ditët në vijim, kur edhe të kenë dalë përgjigjet e analizave mjekësore. 

Broja kaloi te Everton, në formë huazimi nga Chelsea. Deri më tani, ai ka luajtur 5 ndeshje në kampionat, por pa lënë shenjë. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI