Flash

Rikthehet futbolli elitar: spikat "Klasikja" e futbollit shqiptar Vllaznia – Tirana

Lapsi.al 10 January 2025
Rikthehet futbolli elitar: spikat "Klasikja" e futbollit shqiptar
Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet të premten, më 10 janar, me ndeshjet e javës së 20-të. Egnatia – Laçi dhe Bylis – Dinamo City janë dy ndeshjet e para të kësaj jave. Të dy takimet do të luhen në orën 13:30. Dita e premte do të kulmojë me sfidën klasike të futbollit shqiptar, Vllaznia – Tirana. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 17:00. Java e 20-të do të mbyllet të shtunën me dy ndeshjet e fundit; Partizani – Skënderbeu dhe AF Elbasani – Teuta, të dyja në orën 17:00. Një Klasike për të nisur vitin është sigurisht mënyra më e mirë për të tërhequr tifozët dhe Vllaznia-Tirana është gjithnjë e aftë ta bëjë, pavarësisht se situata është shumë e ndryshme për të dy klubet. Vllaznia, me 31 pikë në vendin e tretë, nuk dëshiron të humbasë terren më shumë se tre pikët që e ndajnë aktualisht nga Dinamo, ndërsa Tirana ka tjetër siklet, shumë më të madh në fakt. Bardheblutë e mbyllën 2024 me 18 pikë në vendin e 8, në zonën playout, në pikë të barabarta me Bylis që është i parafundit. Magani ka 6 ndeshje që nuk fiton dhe rinis kampionatin pas dy humbjeve radhazi. Jo shumë ndryshe e ka përjetuar këtë rrugëtim edhe Vllaznia, që ka 3 humbje e tre fitore në 6 javët e fundit, por me justifikimin e një serie të rëndësishme dëmtimesh që e privoi Brdaric nga zgjedhjet e zakonshme.

TË SHTUNËN

Elbasani e Teuta ndahen nga dy pikë respektivisht në vendin e pestë dhe të gjashtë. Kështu, të dy formacionet janë në kërkim të fitores kur të vihen përballë të shtunën në orën 17. Elbasani i Gvozdenovic kërkon të blindojë vendin e pestë, me shpresën për të patur një shans për të hapur një derë për Final Four, që për momentin duket e mbyllur. Verdheblutë me 25 pikë kanë mundësinë të shfrytëzojnë faktorin fushë për tu distancuar nga Teuta, që e ndjek me dy pikë më pak. Durrësakët gjithësesi nuk humbasin prej 4 javësh dhe këtë faktor shpresojnë shumë ta kthejnë në pikë force në Elbasan Arena. Partizani e mbylli vitin me suksesin ndaj Vllaznisë dhe kërkon ta nisë 2025 në të njëjtën mënyrë, për të vënën nën presion Dinamon kryesuese, që ka një pikë më shumë në renditje. Nga ana tjetër, për Skënderbeun misioni rrezikon të kthehet në të pamundur, në rast se bardhkuqtë nuk kthejnë kursin. Gjoka ende nuk ka provuar shijen e fitores në katër ndeshjet që është ulur në pankinë. Skënderbeu në fakt nuk fiton prej 10 ndeshjesh dhe me 15 pikë, 3 nga zona e playout, rrezikon të kompromentojë më keq sezonin në rast të një tjetër mungese fitore.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI