Flash

Piloti 7 vjeçar humb jetën: përplasja në pistë fatale për kushëririn e Collin Veijer

Lapsi.al 6 January 2025
Piloti 7 vjeçar humb jetën: përplasja në pistë fatale
Bota e Motorëve është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të talentit të ri Sid Veijer, kushëririt të Collin Veijer, pilotit të Moto3 i cili sezonin e ardhshëm pritet të debutojë në Moto2. Holandezi i vogël, vetëm 7 vjeç, nuk arriti t’u mbijetojë pasojave të një aksidenti tragjik të ndodhur më 22 dhjetor, gjatë një seance stërvitore me një minimoto në një pistë karting-u të mbyllur në vendin e tij. Gjendja e tij u vlerësua menjëherë shumë e rëndë dhe u shtrua në spital me dëmtime në kokë dhe fytyrë. Megjithatë, përpjekjet e mjekëve nuk mundën ta shpëtonin. Babai i piloti të ri, Reinold Viejer, e ka bërë publike lajmin tragjik në rrjetet e tij sociale dhe e ka kujtuar kështu djalin e tij: 'Të hënën e kaluar, u ndez një dritë e vogël për situatën e Sid. Në fund të javës, ato drita u bënë skena më të errëta sepse Sid nuk mundi të fitonte. Sid luftoi si një luan. Ne, Reinold dhe Rianne, Boyd, Muck dhe Loek, e kemi mbështetur deri në minutën e fundit me gjithçka që kishim. Mjekët dhe infermierët bënë gjithçka që mundën". Lexo më tej: Video/ MotoGP, çmenduri e Marquez: futet keq në kthesë e merr përpara Oliveira, fishkëllima nga publiku “Ke luftuar aq shumë sa mundje, por nuk mund të fitoje këtë betejë të vështirë dhe të ashpër. Jam shumë krenar që jam kushëriri yt dhe nuk do t’i harroj kurrë momentet e bukura që kemi kaluar së bashku, edhe pse nuk isha shumë shpesh pranë teje. Nuk do të të harroj kurrë si person. Ti më motivon edhe më shumë që të luftoj fort, ashtu si bëre ti, Sid,” shkroi Collin në profilet e tij në rrjetet sociale.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Collin Veijer (@collinveijerofficial)

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI