Flash

Video/ Salah e Gakpo nuk mjaftojnë, Manchester United ndalon Liverpool

Lapsi.al 5 January 2025
Video/ Salah e Gakpo nuk mjaftojnë, Manchester United ndalon Liverpool

Java e 20-të e Premier League përfundon me dy barazime emocionuese: Liverpool-Manchester United dhe Fulham-Ipswich përfundojnë të dyja 2-2, me zhvillime që mbajnë të hapura luftën në disa zona të renditjes. Tre penallti në Londër, ndërsa Amorim merr barazimin e parë në krye të United, pas golit të vonë të Diallo.

LIVERPOOL-MANCHESTER UNITED 2-2

Në Anfield, Liverpool dhe Manchester United ndajnë pikët në një ndeshje me dy fytyra. Në pjesën e parë, miqtë e Amorim u mbrojtën mirë dhe ia dolën të frenojnë lojën ofensive të ekipit të Slot. Pjesa e dytë nisi me një spektakël, ku në minutën e 52-të Lisandro Martinez, pas një pasimi të Bruno Fernandes, kaloi Manchester United përpara me një goditje të fuqishme me këmbën e majtë.

Liverpool reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 59' me një gol të Gakpo, që dërgoi topin në këndin e sipërm me një goditje të bukur. Në minutën e 70', pas një kontrolli të VAR, Liverpool pati mundësinë për të kaluar në avantazh me një 11-metërsh për një faull të de Ligt. Natyrisht, Salah e shfrytëzoi mundësinë për të shënuar golin e 2-1.

Lexo më tej: Dhurata e Krishtlindjes nga Amorim për tifozin e vogël: i bën xhiro me makinën e tij

Por në minutat e fundit, Manchester United e ktheu përsëri në ekuilibër rezultatin. Garnacho nga e majta pasoi për Diallo, i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 80’. Në fund, të dy ekipet tentuan të shënojnë, por nuk arritën të ndryshojnë rezultatin. Liverpool ngjitet në 46 pikë, duke qenë 6 pikë mbi Arsenal, por ende me një ndeshje më shumë (derbi me Everton që duhet të luhet). Manchester United mbetet në vendin e 13-të me 23 pikë.

FULHAM-IPSWICH TOWN 2-2

Fulham shpëtoi në minutat e fundit, duke marrë një barazim të vështirë 2-2 kundër Ipswich Town. Djemtë e teknikut Marco Silva e nisën fort dhe dominuan pjesën e parë, por pavarësisht mundësive për të shënuar, e gjetën veten në disavantazh: në minutën e 38', Szmodics kaloi përpara Ipswich me një gol të bukur me këmbën e djathtë.

Pas pushimit, Fulham u kthye në sulm dhe gjeti golin e barazimit me një 11-metërsh të Jimenez në minutën e 69'. Por Ipswich iu përgjigj shpejt me një tjetër 11-metërsh, këtë herë të realizuar nga Delap në minutën e 71'. Fulham nuk u dorëzua dhe, në minutat e fundit të ndeshjes, Jimenez realizoi edhe një herë nga pika e bardhë e 11-metërshit për të barazuar rezultatin në 2-2 në minutën e 91'. Me këtë barazim, Fulham ngjitet në 30 pikë dhe mban vendin e 9-të, ndërsa Ipswich arrin në 16 pikë dhe ndodhet afër zonës së shpëtimit.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI