Flash

Barça, sfidë e hapur ndaj La Liga: thërret Dani Olmo e Pau Victor për Superkupën

Lapsi.al 6 January 2025
Barça, sfidë e hapur ndaj La Liga: thërret Dani Olmo e Pau

Një kapitull i ri në telenovelën Dani Olmo-Pau Victor te Barcelona. Pas refuzimit të licencës për regjistrimin e dy lojtarëve nga La Liga dhe RFEF, klubi blaugrana ka vendosur të sfidojë institucionet e futbollit spanjoll duke i thirrur gjithsesi të dy lojtarët për ndeshjen e Superkupës kundër Athletic Bilbao. Ky veprim, ndërsa pritet një apel i ri në Gjykatën Administrative të Sportit Spanjoll (CSD), rrit presionin mbi çështjen dhe mund të shkaktojë një tjetër përplasje lidhur me përfshirjen e lojtarëve të cilët iu bashkuan Barçës këtë verë, por që tani ndodhen në një situatë shumë të komplikuar dhe të paprecedentë.

Aktualisht, sipas rregullave, Dani Olmo dhe Pau Victor rezultojnë praktikisht të pazyrtarizuar për shkak të çështjeve të Fair Play-it Financiar të La Ligës. Pavarësisht se Barça ka shitur disa tribuna VIP të Camp Nou të ri në rindërtim për sponsorë arabë, mungesa e garancive ekonomike në lidhje me pagat dhe dërgimi i dokumenteve përtej afateve kanë bërë që Federata Spanjolle e Futbollit të refuzojë të gjitha kërkesat e paraqitura nga Barcelona deri më tani. Një situatë që Barça refuzon ta pranojë, ndërsa lojtarët janë lënë në një lloj limboje që shumë shpejt do t’i detyrojë të marrin një vendim të qartë për të shmangur komplikime të mëtejshme.

Një problem edhe në tregun e transferimeve

Në aspektin e merkatos, Barcelona nuk mund të përdorë Dani Olmo dhe Pau Victor, por as t’i shesë apo t’i japë në huazim, pasi nuk janë zyrtarisht të regjistruar dhe nuk konsiderohen pronë e klubit të Laportës. Kjo është një situatë që mund të shndërrohet në një goditje të rëndë për blaugranat, me pasoja financiare. Për shembull, vetëm për Dani Olmo, i cili së fundmi është përafruar me Milan dhe Juventus për një huazim të mundshëm falas, Barça rrezikon të humbasë përfundimisht një lojtar që e bleu vetëm disa muaj më parë për 55 milionë euro plus bonuse dhe që ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI