Flash

PSG abonohet te Trophée des Champions: Dembélé thyen Monaco në minutën e 92'

Lapsi.al 5 January 2025
PSG abonohet te Trophée des Champions: Dembélé thyen Monaco

Paris Saint-Germain ka fituar Superkupën e Francës, duke nisur vitin 2025 me titullin e parë të sezonit. Ekipi i drejtuar nga Luis Enrique triumfoi 1-0 kundër Monaco në Doha, duke ngritur në qiellin e Katarit Trophée des Champions për të tretin vit radhazi. Goli i fitores për parisienët u realizua nga Dembélé në minutën e 92', në një ndeshje ku Donnarumma u rikthye titullar dhe protagonist. Për PSG, ky është triumfi i 13-të në këtë kompeticion, një rekord absolut.

EKIPI I LUIS ENRIQUE DOMINUES

Në Stadiumin 974 në Doha, parisienët rikthyen Donnarumma nga minuta e parë mes shtyllave. Portieri italian luajti si titullar pas dëmtimit të rëndë në fytyrë që pësoi më 18 dhjetor, kur u godit nga takat e Singo, në minutën e 22' të ndeshjes së Ligue 1 pikërisht kundër Monaco. Kryesuesit e kampionatit e niswn mirë dhe në minutën e 10' ishin pranë epërsisë: traversa shpëtoi portierin Kohn nga goditja e Doué. Pikërisht portieri i Monaco ishte vendimtar në minutën e 21', duke i mohuar golin Dembélé pas një goditjeje të rrezikshme. Ekipi i Luis Enrique dominoi ndeshjen dhe në minutën e 30' Vitinha krijoi një tjetër rast të rrezikshëm, ndërsa Akliouche tentoi të zgjonte Monaco në minutën e 40', por Donnarumma ishte vigjilent. Pjesa e parë përfundoi 0-0, me Lee Kang që humbi rastin më të mirë për PSG, para pushimit.

Lexo më tej: Neymar rrëfen ikjen nga PSG: “Tifozët vinin te shtëpia ime: donin të më rrihnin”

VENDOSI DEMBELE

Pjesa e dytë nisi me dy raste të arta për ekipin e Adi Hütter: Donnarumma shpëtoi portën nga Ben Seghir në minutën e 53', ndërsa në minutën e 55' shtylla ndaloi Vanderson. Para syve të ish-lojtarëve të famshëm Verratti, Anelka dhe Draxler – të pranishëm në tribuna – edhe Hakimi pa si portieri Kohn i mohoi avantazhin e mundshëm PSG, në minutën e 74'. Kur dukej se ndeshja do të shkonte te penalltitë, Dembélé shënoi golin vendimtar në minutën e 92': ish-lojtari i Barcelonës shfrytëzoi asistin e Fabian Ruiz dhe vulosi rezultatin përfundimtar 1-0. Pas fitoreve kundër Nantes dhe Toulouse në dy edicionet e fundit, PSG triumfoi edhe ndaj Monaco, duke fituar Superkupën e Francës për të tretin vit radhazi. Në total, ky është Trophée des Champions i 13-të për parisienët, një rekord në futbollin francez.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI