Flash

Kapet shoferi që shkaktoi aksidentin e rëndë në Levan

Lapsi.al 24 December 2024
Kapet shoferi që shkaktoi aksidentin e rëndë në Levan

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksident mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", është arrestuar në flagrancë nga policia. Sipas bluve, 24-vjeçari teksa drejtonte automjetin e tij ka bërë një parakalim të gabuar dhe ka përfunduar duke u përplasur me një makinë tjetër.

Si pasojë e përplasjes, 4 persona mbetën të lënduar, drejtuesit e dy mjeteve dhe dy pasagjerët, të cilët janë transportuar drejt spitalit ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Policia bën me dije se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Detaje nga policia: 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, Sektori i Qarkullimit Rrugor kreu veprimet për arrestimin në flagrancë të shtetasit 24 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se si pasojë e një parakalimi të gabuar, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi 23 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI