Flash

Ballkani i pushtuar nga bora, situatë kritike në Serbi, Kroaci e Bosnjë

Lapsi.al 24 December 2024
Ballkani i pushtuar nga bora, situatë kritike në Serbi, Kroaci e

Dhjetëra mijëra shtëpi në Bosnje dhe Hercegovinë ishin pa energji elektrike të martën për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe erërave të forta që nxitën gjithashtu kaos në trafik, në Kroaci dhe Serbi.

Në të gjithë Ballkanin autoritetet lëshuan paralajmërime mbi rrezikun që paraqesin rrugët për shkak të rrëshqitjet së borës. Disa rrugë kryesore u mbyllën, përfshirë pjesë të disa autostradave në Kroaci.

Bosnja, Serbia dhe Kroacia ndaluan lëvizjen e automjeteve të rënda dhe vendosën kufizime në qarkullim në rrugët e prekura nga stuhitë. Pjesë të Bosnjës u përballën me një ndalim total të trafikut hekurudhor.

Kompania shtetërore e energjisë në Bosnje tha se situata ishte “jashtëzakonisht e vështirë” në disa zona të vendit. Pesha e borës së madhe u bë shkak për rrëzimin e disa linjat e elektrike, dhe qasje tek to u vështirësua për shkak të rrëshqitjes së borës, tha kompania.

Televizioni rajonal N1 njoftoi se dhjetëra automjete kishin ngecur në borë për 10 orë në pjesën perëndimore të Bosnjës, por ia kishin dalë të lëviznin. Autoritetet e qytetit Drvarit shpallën gjendjen e emergjencë mes përpjekjesh për të pastruar borën.

Kryetarja e këshillit bashkiak të qytetit Jasna Pecanac tha për radion Drvar se “shumë prej banorëve kishin mbetur në borë” dhe se “situata po bëhej gjithnjë e më e vështirë mes borës që vazhdon të bjerë”./Voa

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI