Flash

Unë trokas/ Nis reagimi i të rinjve kundër mbylljes së Tik Tok

Lapsi.al 24 December 2024
Unë trokas/ Nis reagimi i të rinjve kundër mbylljes së Tik

Vendimi i Edi Ramës për të mbyllur rrjetin social Tik Tok ka shkaktuar një reagim të fortë tek të rinjtë, të cilët e kanë konsideruar atë si një akt censure dhe kufizimi të lirisë së shprehjes. Me slloganin "Unë trokas" logoja e protestës së të rinjve po përhapet kudo dhe hashtagu #trokitedheti po i fton ata të bashkohen kundër censurës që kërkon të imponojë qeveria.

Platforma e njohur është mjaft e përhapur edhe tek të rinjtë shqiptarë, një pjesë e mirë e të cilëve prodhon kontent dhe komunikon prej disa vitesh në këtë rrjet social. Vendimi ekstrem për mbylljen e Tik Tok, nuk justifikohet me tragjedinë ku humbi jetën 14 vjeçari Martin Cani dhe as me një të ashtuquajtur konsultim me prindër e mësues që qeveria pretendon se ka kryer.

Censura ndaj rrjetit social më të përhapur tek të rinjtë, është konsdieruar si një vendim politik në prag të zgjedhjeve. Kryeministri nuk mund ta kontrollojë Tik Tok siç kontrollon mediat tradicionale dhe pikët e tij janë në rënie të lirë tek popullësia e moshës së re. Edi Rama tentoi edhe sot të rikuperojë imazhin e rrënuar tek të rinjtë, duke dashur të tregohet cool në një takim me gjimnazistët ekselentë. Por tashmë portreti i tij po stampohet si ai i një autokrati censor, që në emër të moralit po mbyll çdo hapësirë lirie. ©lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI