Flash

"Reuters": Meloni do të vijojë të dërgojë emigrantë në Shqipëri

Lapsi.al 23 December 2024
"Reuters": Meloni do të vijojë të dërgojë

Qeveria e Italisë u zotua këtë të hënë të vazhdojë planin e saj të kontestuar për të dërguar azilkërkuesit në qendrat e ndërtuara në Shqipëri. Agjencia e lajmeve "Reuters" citon një deklaratë të qeverisë së Romës se do të punojë me aleatët për ide "inovatore" për të frenuar flukset e emigrantëve të parregullt në Evropë.

Në shkrim sillet në vëmendje se si kryeministrja e djathtë Giorgia Meloni arriti një marrëveshje me homologun e saj Edi Rama vitin e kaluar për të devijuar në vendin ballkanik disa prej emigrantëve që Italia shpëton në det. Skema sipas Melonit do të veprojë si një pengesë kundër nisjeve të emigrantëve nga Afrika.

“Megjithatë, plani fillestar ka hasur në kundërshtimin e gjykatave muajt e fundit. Gjyqtarët ngritën dyshime mbi përputhshmërinë e tij me ligjin e BE-së dhe vendosën që dy grupet e para të emigrantëve të dërguar në këto qendra duhej të transferoheshin në Itali, duke i lënë objektet bosh.

Pasi Meloni u takua me ministrat e saj kryesorë këtë të hënë, zyra e saj tha se ata kishin "përsëritur synimin e vendosur për të vazhduar punën, së bashku me partnerët e BE-së... mbi të ashtuquajturat 'zgjidhje inovative' për fenomenin e migracionit" – citon Reuters.

Vetëm emigrantët meshkuj që vijnë nga një listë e “vendeve të sigurta” të përcaktuara nga qeveria kanë të drejtë të dërgohen në Shqipëri. Ata më pas mund të riatdhesohen më shpejt pas një ekzaminimi të shpejtë dhe në shumicën e rasteve refuzimit të kërkesave të tyre për azil.

Javën e kaluar, Gjykata e Lartë italiane tha se qeveria kishte të drejtë të përcaktonte se cilat vende mund të renditen si “të sigurta për riatdhesim”. Meloni u shpreh se vendimi forcoi bindjen e qeverisë se skema shqiptare do të ecte përpara.

Në takimin e së hënës ajo informoi ministrat për "konsensusin e fortë" mbi nevojën për strategji të reja për të trajtuar imigracionin që u shfaq gjatë një takimi me vendet e tjera të BE-së në Bruksel javën e kaluar, thuhet në deklaratën nga zyra e saj. Fjala e fundit mbi planin italian ka të ngjarë të vijë nga Gjykata e Drejtësisë e BE-së në një vendim që pritet të merret në muajt e ardhshëm. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Levan-Tepelenë, 4 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (23 dhjetor) në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kashishtë, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aks...

20:50

Aksident me vdekje në Tiranë

Më datë 23.12.2024, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Vorë-Rinas, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin Q.H., 45 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me ...

19:40

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI