Flash

Dëbora “zbardh” Shqipërinë, si është gjendja e rrugëve nga jugu në veri

Lapsi.al 23 December 2024
Dëbora “zbardh” Shqipërinë, si është

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë informacion mbi situatën e akseve rrugore, për shkak të motit të keq.

Ministria bën të ditur se të gjitha akset rrugore janë të hapura, ndërsa grupet e mirëmbajtjes ndodhen në terren.

Hjithashtu këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes së tyre të jenë të pajisur me goma dimërore, të lëviznin me shpejtësi të reduktuar, si dhe të ndjekin me përpikmëri thirrjet e autoriteteve të cilat ndodhen në terren.

Njoftimi i plotë:

Gjatë ditës së sotme i gjithë territori i vendit ka qenë nën prezencën e reshjeve të dendura të dëborës dhe shiut. Grupet e mirëmbajtjes, prej orëve të para, kanë qenë dhe vijojnë të jenë në terren për të siguruar dhe garantuar vijimin e qarkullimit pa asnjë problematikë. Këshillohen drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes së tyre të jenë të pajisur me goma dimërore, të lëviznin me shpejtësi të reduktuar, si dhe të ndjekin me përpikmëri thirrjet e autoriteteve të cilat ndodhen në terren.

Reshje dëbore janë shënuar në segmentet dhe akset rrugore:

-B.Curri - Valbonë

-Ura Bujan -Qafë Morinë

-Sopot - Kam

-Sopot - Kerrnaj

-Qafe Mejdan- Shipshan

-B.Curri - Fierzë

-B.Curri - Cerrnice

-Dushaj - Lekbibaj

-Qafë Mali - Fierzë

-Kuben - Vasie

-Qafë Thore.

-Bogë - Theth, është bashkëpunuar me policinë për të ndërprerë qarkullimin në zonën e Qafë Thores, pasi si rezultat i reshjeve ka rrezik për rënie orteqesh.

-Skuraj-Peshkopi, ka pasur rënie gurësh.

Reshje shiu dhe dëbore janë regjistruar edhe në zonën e juglindjes dhe jugut.

- Steblevë

- Kapshticë dhe Qafë Thanë, ku ka pasur edhe erë të fortë

- Llogara

- Në aksin e Dardhës dhe Voskopojës

- Në Qafën e Qarrit po bie reshje shiu (borë e lagur) shoqëruar me erë.

- Valare- Erind- Çajup.

Të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe kontraktorët ndodhen në terren ku po punohet për menaxhimin e situatës.

Të këshilluara

Aksident në Levan-Tepelenë, 4 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (23 dhjetor) në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kashishtë, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aks...

20:50

Aksident me vdekje në Tiranë

Më datë 23.12.2024, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Vorë-Rinas, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin Q.H., 45 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me ...

19:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI