Flash

Protesta, Associated Press: Qytetarët sfidojnë të ftohtin dhe shiun

Lapsi.al 23 December 2024
Protesta, Associated Press: Qytetarët sfidojnë të ftohtin dhe

Anëtarët e partisë kryesore opozitare të Shqipërisë, bllokuan të hënën kryqëzimet kryesore të kryeqytetit, Tiranës, në një protestë antiqeveritare duke bërë thirrje për një qeveri teknike përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Në tubimin e parë pasi udhëheqësi i tyre u lirua nga arresti shtëpiak, aktivistët e lidhur me Partinë Demokratike, sfiduan të ftohtin dhe shiun për të bllokuar trafikun në pesë kryqëzime kryesore.

Protestuesit akuzojnë qeverinë e majtë të kryeministrit Edi Rama për korrupsion, manipulim të zgjedhjeve dhe uzurpim të pushteteve të drejtësisë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, 80 vjeç, u lirua muajin e kaluar nga arresti shtëpiak i vendosur pasi kishte shkelur një urdhër gjykate. Berisha akuzohet për korrupsion.

“Me Ramën nuk ka zgjedhje. Me Ramën ka vetëm një betejë për zgjedhje. Zgjedhjet nuk do të bojkotohen kurrë”, tha Berisha. “Beteja jonë është e pandalshme deri në rrëzimin e tij (Rama)”, shtoi ai.

Qindra oficerë policie u vendosën për të mbrojtur ndërtesat qeveritare dhe për të lehtësuar trafikun. Pas 90 minutash, autoritetet nisën t’i largonin protestuesit nga kryqëzimet, gjë që rriti tensionin dhe çoi në disa përplasje.

Në fillim të këtij viti, Partia Demokratike dhe mbështetësit e koalicionit të saj opozitar zhvilluan protesta për arrestimin e Berishës dhe ish-Presidentit Ilir Meta, duke thënë se akuzat janë të motivuara politikisht.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar opozitës që të rifillojë dialogun me qeverinë, duke thënë se dhuna nuk do ta ndihmojë vendin të integrohet në BE.

Tirana ka hyrë në bisedime me BE-në për përafrimin për çështjet përfshirë sundimin e ligjit, trajtimin e korrupsionit, sigurinë dhe mbrojtjen. Shqipëria synon të anëtarësohet në bllok deri në vitin 2030, sipas Ramës.

protesta e opozites, tirane, AP, berisha, policia (3)

Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare më 11 maj, kur votuesit që jetojnë jashtë, për herë të parë do të mund të votojnë nga atje ku jetojnë.

Zgjedhjet postkomuniste në Shqipëri janë dëmtuar shpesh nga parregullsi, duke përfshirë blerjen e votave dhe manipulimin e numërimit të votave./Associated Press

Të këshilluara

Aksident në Levan-Tepelenë, 4 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (23 dhjetor) në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kashishtë, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aks...

20:50

Aksident me vdekje në Tiranë

Më datë 23.12.2024, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Vorë-Rinas, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin Q.H., 45 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me ...

19:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI