Flash

Aksident në Levan-Tepelenë, 4 të plagosur

Lapsi.al 23 December 2024
Aksident në Levan-Tepelenë, 4 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (23 dhjetor) në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kashishtë, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesit e dy mjeteve dhe dy pasagjërë, të cilët janë transportuar drejt spitalit dhe po marrin ndihmë mjekësore. Ata janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kashishtë, automjeti me drejtues shtetasin F. B., 35 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. H., 24 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët e mjetit tip “Benz”, shtetasi Xh. Ç., 23 vjeç dhe shtetasi V. K., 18 vjeç, banues në Fier, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Tiranë

Më datë 23.12.2024, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Vorë-Rinas, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin Q.H., 45 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me ...

19:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI