Flash

Berisha: Ramën dhe gjithë të tjerët do i gjuajmë me vezë e domate

Lapsi.al 23 December 2024
Berisha: Ramën dhe gjithë të tjerët do i gjuajmë me

Kreu i demokratëve, Sali Berisha nga “Pallati me Shigjeta” ka lajmëruar që po largohet nga protesta për të parë Agron Gjekmarkajn që ndodhet në spital.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se dhuna e ushtruar ndaj qytetarëve është planifikuar nga Edi Rama.

Opozita siç duket nuk ka të ndalur dhe këtë e lajmëroi vetë Sali Berisha i cili tha se protestat do të vijojnë deri në fitore.

"Në një ditë shumë të veçantë morëm Tiranën nga duart e tyre. Dënoj me forcën më të madhe dhunën e përdorur nga narkobanditë me uniformë të urdhëruar nga Edi Rama ndaj Gjekmarkajt. I them Ramës dhe Ervinit me 3 mbiemra që do u gjuajmë kudo që u shohim me vezë e domate në çdo rast.

Sapo t’ua shohim makinat ose ato vetë ndaj tyre domate dhe vezë, do marrin përgjigjen që meritojnë. Të godasësh me plan Gjekmarkajn dhe Bardhin, këtë të fundit e urren se po ja fut vëllain Ramës në burg. Sot u treguam të pamposhtur, zoti është me ne dhe ky shi ishte dhuratë për ne. E kaluam me sukses. Përgatitemi për vitin që vjen. Ne nuk ndalemi deri në fundin e kësaj qeverie krimi. E vazhdojmë betejën deri në fitore, s’ka të pamundur që e kthejmë në mundësi. Përgatituni për nesër, për betejën tjetër. Do ik të shoh në spital Gjekmarkajn, është lënduar rëndë."

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Tiranë

Më datë 23.12.2024, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Vorë-Rinas, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin Q.H., 45 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me ...

19:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI