Flash

Sali Berisha zbret në protestë: Mosbindja civile, kodi i përmbysjes së diktatorit

Lapsi.al 23 December 2024
Sali Berisha zbret në protestë: Mosbindja civile, kodi i

Që prej orës 17:00 ka nisur protesta e opozitës. Partia Demokratike e Shqipërisë ka dorëzuar një kërkesë në polici për zhvillimin e tubimeve në disa akse kryesore të Tiranës më 23 dhjetor 2024, nga ora 17:00 deri në orën 20:00. Ndërkohë është folur shumë lidhur me pjesëmarrjen në protestë të kryetarit të PD, Sali Berisha. Ai më herët deklaroi se do të ishte gjithandej në këtë protestë, ndërsa iu bashkua protestuesve në rrugën e Elbasanit.

Berisha u prite me thirrje e brohorima nga militantët e PD-së.

"Është një revoltë e qytetarëve kundër narko-diktatorit. Është një dimër i vështirë si për argatin e Tiranës ashtu edhe padronin e Beogradit. Në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin, edhe në Tiranë diktatori të ardhme nuk ka. Mosbindja civile është kodi i përmbysjes së diktatorëve”,-tha Berisha.

Grumbullimi i militantëve të PD në 5 pika kyçe të kryeqytetit ka shkaktuar kaos në trafik, që gjithsesi ishte i ngarkuar ditën e sotme për shkak të motit të keq me reshje intensive shiu.

Kjo situatë është shoqëruar me përplasje të drejtuesve të mjeteve me protestuesit e PD, të cilët kanë kërkuar nga këta të fundit që të lirojnë rrugën.

Të këshilluara

Ajola Xoxa merret në pyetje në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj është duke u pyetur nga SPAK. Mësohet se ajo është pyetur si person në dijeni për hetimin e pastrimit të...

16:40

Ish-oficerit të krimeve i djegin makinën

Makina tip “Volswagen” mëngjesin e sotëm u shkrumbua nga flakët në fshatin Rrëmenj. Raportohet se ajo i përket ish-oficerit të krimeve Leonard Dervishllari. ...

13:14

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI