Flash

Interpol sjell gjashtë të kërkuar në Shqipëri

Lapsi.al 23 December 2024
Interpol sjell gjashtë të kërkuar në Shqipëri

Interpol Tirana ka finalizuar ekstradimin e 6 shtetasve në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

Personat e ekstraduar akuzohen për një sërë veprash penale, përfshirë trafikimin e narkotikëve, falsifikimin e dokumenteve dhe veprimtaritë kriminale të organizuara.

Detajet e rasteve të ekstradimit janë si më poshtë:

Shpëtim Memolla, 52 vjeç, u ekstradua në Itali. Gjykata e Apelit e L’Aquilës e ka dënuar me 8 vjet e 8 muaj burgim për trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim për prostitucion, të kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Gentian Kadillari, 46 vjeç, u ekstradua në Itali. Gjykata e Apelit e Ankonës e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 3 ditë burgim për vjedhje në rrethana rënduese, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim të dokumenteve.

F. Ll., 28 vjeç, u ekstradua në Itali. Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për prodhim dhe shitje narkotikësh, të kryer në kuadrin e grupit kriminal.

E. G., 45 vjeç, u ekstradua në Itali. Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për trafikim të lëndëve narkotike, të kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

O. Sh., 19 vjeç, u ekstradua nga Kroacia në Shqipëri. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë e ka dënuar në vitin 2023 me 1 vit e 8 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sh. T., 30 vjeç, u ekstradua nga Italia në Shqipëri. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Të këshilluara

Ish-oficerit të krimeve i djegin makinën

Makina tip “Volswagen” mëngjesin e sotëm u shkrumbua nga flakët në fshatin Rrëmenj. Raportohet se ajo i përket ish-oficerit të krimeve Leonard Dervishllari. ...

13:14

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI